Buxheti 2015/ Flet Shehu: Çfarë fshihet pas shifrave për rritjen e pagave, pensioneve e taksat

0
148

Intervistoi Erneta Shevroja

sherefedin shehu Eksperti i financave shprehet për shumën e parave që mblidhen nga taksat. Ku do të shkojnë këto para?

 Për vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje pagash as në sektorin publik dhe as në sektorin privat. Po kjo prirje, pavarisht deklaratave të qeverisë, do ta ndjekin edhe pensionet. Këtë opinion e jep eksperti i financave, deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Sipas deputetit qeveria e ka kthyer buxhetin e vitit të ardhshëm nga një dokument qeveritar në një dokument pas të cilit fshihen qëllime elektorale. Në një intervistë për gazetën “standard” Shehu flet edhe për rritjen e taksave dhe për destancionin e parave, ku do të shkojnë parat e mbledhura nga taksat e qytetarëve? Po ashtu, Shehu flet edhe për kandidaturën e tij për postin e kreut të departamentit të Financave. Pse kryetari Lulzim Basha duhet të zgjedhë atë? Si e shikon deputeti, që ka një karrierë të gjatë në PD-ë ,faktin që kryetari përzgjedhë edhe emra të rinjë për poste drejtuese të partisë?

 

Gjatë këtyre tre javëve Partia Demokratike është shprehur shumë kritike për buxhetit 2015 që është ende në diskutim. A nuk mendoni se në këtë buxhet ka edhe pikë që ju duhet ta përshëndesni?

Ne mendojmë që nuk ka ose nuk kemi parë ndonjë pikë që ta mbështesim sepse pavarisht nga demagogjia e qeverisë me numra që thotë janë ulur taksat, janë zeruar 15 taksa dhe janë rritur 3, në fakt vetë qeveria me shifrat e buxhetit thotë që nga rritje e taksave në vitin 2015,  do të mbledhim 160 dollarë ose 16 miliadë lekë shqiptare. Që këtu ne shikojmë që qytetarët vetëm me taksat e rritura do të paguajnë 16 miliardë lekë më shumë.  Nga ana tjetër ne shikojmë që nga këto 16 miliardë nga taksat, asnjë lekë nuk shkon për të rritur investime.  Kështu që buxheti ka dy pjesë ose vlërësohet në dy aspekte. E para sa i rëndon qytetarët dhe e dyta sa përfitojnë qytetarët nga buxheti. Shifra e parë tregon që qytetarët rëndohen, ndërsa shifra e dytë tregon që shqiptarët nuk do të kenë asnjë përfitim në formën e investimeve. Duke e parë më në ndetaje, shikojmë që nënpunësit nuk do të kenë rritje rrogash, kjo është e deklaruar dhe materializuar edhe në buxhetin e këtij viti. Flasim për rritje pagash për buxhetoriët, jo vetëm punonjësit e shtetit por për gjithë sektorin publik, kemi parasysh mësuesit, ushtartakët, mejkët, infermierët, edhe administratën publike. Por, kjo përveç faktit që nuk rriten pagat e këtij sektori, shikohet edhe në një këndvështirm tjetër që nuk ka presion në ekonomi, nuk ka nxitje në ekonomi për rritje pagash.  Sepese historia tregon që në kohën  e PD-së, kur riteshin pagat e administratës publike janë rritur me 13 për qind pagat edhe në sektorin privat sepse këto dy sektorë janë konkurrues.

 

Pra, ju mendoni që nëse ka një rrijte pagash në sektorin publik, domosdo do të ketë rritje pagash edhe në atë privat?

Sektori publik bën presion mbi atë privat, është nxitje. Nëse do të kemi rrijte pagash në administratën publike, sektori privat ndihet nën presion për faktin që një pjesë e konsiderueshme i rrit pagat. Dhe së dyti edhe konkurrenca.  Njerëzit shkojnë atje ku paga është më e lartë. Por fakti tjetër që është  më domëthënës është që në buxhet  nuk do të ketë rritje të pensioneve gjë që shikohen në dy plane. Një plan që është kategoria më e përvuajtur dhe me të ardhura më të ulta, dhe e dyta është kategoria që nuk përballon as koston e e jetesës. Mbasi indeksim bëhet për  nivelin mesatar të inflacionit që është 2 për qind, ndërsa kompensimi real kërkon që pensionistëve minimalisht duhet të rritet pensioni rreth 6-8 për qind sepse kaq është rrijta eçmimit të mallrave të shportës, gjë që është konfirmuar nga INSTAT-i.  Pra, shikojmë që investime nuk bëhen, përfitme direkete nga pagat nuk ka, pjesa që merr ndihmën ekonomike, që janë një numër i konsiderueshëm, mbi 100 mijë familje që në sekmën e ndihmës eknomike kanë më pak lekë në buxhet. Pra, rritja  e taksave  nuk shkon as për të mbështetur grupet në nevojë.  Dhe më e keqja është që qeveria ka rritur borxhin publik në përmasa të pajustifikuara në raport me detyrimet e prapambetura. Spese detyrimete prapambetura i konsiderojnë si shkakun e rrijtes së borxhit. Ku në fakt detyrimet janë rreth 2 për qind të Produkti të Brendshëm Bruto, rritja e borxhit është rreth 10 për qind, ose  mbi 10 për qind të PBB-së. Dhe çfarë prodhon kjo rrijte borxhi?! Ka prodhuar një kosot shtesë në shërbimin e borxhit që është jo më e vogël se 9 miliardë dollarë. Që do të thotë rriten shpenzimet për të paguar interesat e borxhit në buxhetin e shtetit. Kështu të gjitha  këto nuk na kanë dhënë mundësi ne që të  ndihemi keq në kritikat që i bëjmë qeverisë. Natyrisht që duhet të shikohet edhe ndonjë pozitive por që nuk kemi arritur edhe me maksimumin e dashamirësisë.

 

Ju thatë që qeveria ka ndërmarrë praktika që rrit buxhetin por nuk do të ketë investime. Ku do të shkojnë lekët atëherë?

Lekët do të shkojnë për shtimin e shpenzimeve administrative që janë rreth 3.5 miliardë lekë, do të shkojnë në shtimin e shprenzimeve administrative. Brenda këtyre bie në sy buxheti i kryeministrit i cili është rritur me 30 për qind ndërsa shpenzimet administrative rriten me 12 për qind ku shpenzimet në total rriten me 4 për qind. Këto lekë shkojnë për të paguaur kostot  e borxhit, që është 9 miliradë lekë siç e thamë edhe më sipër, për kosoton e borxhit.

 

Por kjo a nuk do të kishte një rrjedhojë pozitive sepse nëse qeveria paguan borxhin, që të thotë që këto lekë do t’i kthehen biznesit?

Jo, nuk bëhet fjalë për borxhin e prapambetur por është kostoja e borxhit publik.  Nuk është borxhi që i kthehet por janë interesat. Pra, pjesa që përmendët ju, është kjo një pjesë  e parsahikuar në buxhetin e shtetit por problemi është që këtë vit deri tani janë paguar 26 miliardë lekë dhe kemi patur  rritje të kredive të këqija, të cilat përkthehen që borxhi i qeverisë nuk ka të bëjë me borxhin e prapambetur dhe me marrëdhëniet që biznesi ka patur me bankën. Shkaku i kredive të këqija është shkaku i rënies ekonomike dhe i vëshirësive të biznesit dhe nuk paskërka qenë borxhi i qeverisë ose detyrimet e qeverisë ndaj kontraktorëve të saj që kanë krijuar stokun e borxhit të keq. Ajo që ndodh është që qeveria po paguan dhe stoku po përkeqësohet. Nga ana tjetër, kemi një kontradikë zyrtare. Raporti i  DELOIT-it thotë që borxhet, detyrimet e prapambetura janë jo më shumë se 35 miliardë lekë, të cilat janë parashikuar në buxhetin e këtij viti dhe sipas këtij raporti qeveria nuk duhet të kishte borxhe për vitin e ardhshëm. Por realisht  qeveria ka krijuar borxhe të fshehta.

 

 Në çfarë mënyre?

Në mënyrën që projektet e filluara në kohën e Partisë Demokratike, për t’i bërë presion bizneseve, për t’i vënë ata në vëshirësi dhe për t’u hakmarrë ndaj projekteve apo për mos i zbatuar në kohë projektet e PD-së dhe për të fituar vota në zgjedhjet e vitit të vjen, nuk ka paguar detyrimet për projektet në vazhdim. Në fondin e zhvillimit të rajoneve, shpërndarja e parave është bërë vetëm për bashkitë socialsite dhe është bërë për projekte kozmetike siç është mbjellja  e pemëve në rrugën e “Rinasit”, mbjellja e pemëve që ka filluar nga Durrësi në Vlorë, dhe nuk është dhënë asnjë fond për projektet në vazhim që janë me qindra projekte që presin financime dhe që duhet të ishin përfunduar në vitin 2014. Por për qëllime elektorale qeveria do të jap një pjesë për financimin nga buxheti i viti 2015.

 

Në fakt, qeveria mund të fitojë pikë nëse ajo investon në projektet, që siç thatë ju, nuk janë përfunduar se janë nisur në kohën e demokratëve?

Po, por kjo mund të konsiderohej nëse këto projekte do të ishin mbyllur në vitin 2014.  Fakti që qeveria gjatë vitit  2014 nuk i ka konsideruar këto projekte dhe që supozohej  se do të konsiderohen në vitin 2015, dhe që është vit elektoral, të çon në mendimin që qeveria e bën shpërndarjen, e kthen buxhetin nga një dokument qeveritar, një dokument që siguron zbatimin e politikave zhvillimore,  në një dokument ku dominon politika në ndarjen e fondeve. Pra, qeveria bën llogari elektorale edhe në buxhetimin e fondeve.

 

Në lidhje me përgjigjen e parë. Ju thatë që nuk do të ketë rriije pensionesh, ndërkohë që në buxhetin e vitit që vjen fondin më të madh shkon për Ministrinë e Mirëqënies dhe Punëve Sociale. Dhe nga raportimet e ministrit Veliaj, pensionet do të kenë një rritje të konsiderueshme?

Është e vërtetë. E thash edhe më përpara. Një pjesë e taksave do të shkojnë  edhe për fondin e sigurimeve shoqërore ose e thënë ndryshe për pensionet. Por këtu kemi dy grupe. Fondi i pensioneve për të cilat qeveria duhet të rrisë buxhetin në mënyrë të dukshme, është shtimi i numrit të pensionistëve. Dhe ka edhe një fond tjetër që quhet fondi për politika të reja pensionesh. Ky fond është mbi 1.2 miliardë lekë ose 12 milionë dollarë. Po ta kthellsh në kuotë mujore do të thotë 1 milion dollar në muaj. 1milionë dollarë për 600 mijë pensionistë në kuota mujore i bie 1.3 dollar në muaj. Kështu, 1.3 dollar do të thotë që nuk bëhet as indeksimi jo më rritje të pensioneve.  Ndërsa ajo rrijte për të cilën ka folur ministri Veliaj është rritje që diktohet nga vetë skema ekzistuese, nga rrijta e numrit të pensionistëve në shkallë vendi. Ka edhe një efekt i cili po ilustrohet në buxhet që është e ashtuquajtua reforma në pensione, e cila në vend që të ulte deficitin e skemës, ka rritur deficitin, që do të thotë do të marrë më shumë fonde nga buxheti dhe kjo rritje e deficitit ndodh për faktin që qeveria ndonse është socialiste ka rritur pensionet e atyre që marrin paga të larta mbi 45 mijë lekë dhe ka ulur pensionet e atyre me paga të ulta. Pra, kemi dy faktor, politika e gabuar e pensioneve nga rrija natyrale e pensionistëve që ediktojnë atë rrijte për të cilën ka folur ministri.

 

Do të ketë rrijte vetëm për një kategroi dhe jo për të gjithë pensionistët, ky është kuptimi?

Jo, nuk ka rritje për asnjë grup, ka rritje të numrit të pensionistëve.  Por njëkohëshit do të ketë rritje të përfitimeve për pagat që janë mbi 45 mijë lekë. Dhe kjo është rrjedhojë e politikës sepse nga elementet e ligjit të pensioneve që janë bërë, përfitojnë ata me pagat më të larta.

 

Sipas jush cili është sektori që duhet të ketë prioritet në buxhetin e 2015-ës?

Më prioritari sipas nesh është infrastruktura. Sepse ky sektorë shikohet si mundësi për të thillë me shumë fonde në kushte kur ekonomia është ende e ndikuar nga kriza ekonomike por edhe që jep shumë ndikim në zhvillimin ekonimik të vendit. Prioriteti i infrastrukturës është ende më i domosdoshëm po të kemi parasysh kushtet e Shqipërisë ku u trashigua një infrastrukturë e papërshtatshme për një sistem të ekonomisë së lirë, ekonomisë së tregut dhe kur kërkohet ritme të larta në zhvillimin ekonimik të vendit dhe në zhvillimin e zonave të cilat janë të izoluara ose të margjinalizuara. Ky përbën një ndër prioritet i cili ka qenë edhe në 2014, dhe kjo qeveri në mënyrë të qëllimshme e ka zhvendosur dhe në buxhetin e viti 2015. Fondet për projektete rëndësishme nacionale ka pësuar ulje me 3 miliardë lekë. Sektor tjetër do të ishte bujqësia. Bujqësia kërkon investime të mëdha në vitin 2015. Investimet janë ulur ndjeshëm ndjeshëm sepse rikostuksionimi  i buxhetit të këtij viti preku 60 për qind fonde për investime në bujqësi dhe për subvensionimin e fermerëve. Dhe lidhur me bujqësinë është edhe fakti tjetër që përveç uljes së parave ose të mbështejtes, është ndryshuar edhe skema e cila do të ulë numrin e përfitueesve nga 12 500 në vit në 1500 ose gati 10 herë ulet numri i përfituesve sepse zhvendoset mbështeja nga fermerët prodhues tek grumbulluesit apo grosist, shitësit e produkteve bujqësore dhe blektorale.  Më tej prioritet të përhershme në buxhetin duhet të jetë shëndetësia dhe arsimi. Në arsim kemi dhe uljë në 400 milionë lekë të buxhetit. Por të mos harrojmë që në fondet që merr zoti Veliaj janë edhe fondet e marra nga Ministria e Arsimit që i është shtuar Ministrisë së Mirëqenies dhe Punëve Sociale për shkak të kalimit të arsimit të mesëm professional në varsi të kësaj ministrie. Për shëndetësinë. Ajo ka një rritje të moderuar  në buxhetin e shtetit por niveli i shërbimit shëndetësor është në prag të kolapsit. Qeveria ka kontraktuar disa shërbime që janë të rëndësishme por që mbulojë një grup të vogël të popullësisë me sektion publik . Përveç kësajt, ka edhe një fakt tjëtër. Qeveria ka prishur sekmën e cila është përcaktuar në ligjin për financimin e shërbimit shëndëtsor ku secili duhet të përfitojë nga kontributet e sigurimeve shëndetsore. Praktikisht shërbimet në sektorin privat nuk janë pjesë e financimit të shtetit nga sigurimet.

 

Kanë qenë ndonjëherë?

Jo, nuk kanë qenë por ligji i miratuar  para dy vjetësh e detyron qeverinë që të fus në skemën e financimit edhe sekorin privat brenda kosotos të protokolleve të miratuara për shërbimin shëndetsor publik. Që do të thotë çdo individ që kurohet në sektorin privat do të marrë minimalisht kosoton e këtij shërbimi të ofruar nga sektori publik  dhe të paguaj diferencën për shkak se cilësia e shëbrimit dhe teknologjia në shërbimin privat presupozohet që janë më të larta se në ato pulik. Nëse bashëfinancohet në kontributin e fondit të sigurimit shëndëtsorë , do të përgjysmohet kosotoja ose lehtosohet edhe sektorit privat.

 

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike akciza u hoq për pijet energjike. E keni ndryshuar mendim, që duhet t’i vihet akcizë pasi pasi pijet energjike përmbajnë lënde që dëmtojnë shëndetin, të paktën ky ka qenë një prej argumenteve të atyre që mbështesin vendosjen e akcizës?

Nuk jam dokord me këtë. Nuk besoj se pijet energjike janë të dëmshme për shëndetin. Pijet energjike kenë element stimulus siç është kafeina por kafeina nuk është element i rrezikshëm siç është alkooli. Politika e kuotave nuk ekziston në asnjë treg. E dyta nuk ka asnjë vend të botës që ka akcizë mbi pijet energjike dhe ajo që është më e rëndësishme  është se ne e kemi kundërshtuar sepse edhe vendosja që u bë vitin e kaluar u bë nga konkurrenca selektive, pra biznese afër qeverisë kanë luftuar për vendosjen.

 

Ekziston një mendim se ambasadat lobojnë fortë për heqjen e akcizës?

Jo. Ambasadat i përfshijnë kot. Në rastin e vendosjes së akvcizës këtu kemi të bëjmë me reagimin e vendeve të BE-së sepse kjo llojë akcize nuk ekziston në asnjë vend të botës dhe këtë pije vitin e kaluar e kemi quajtur  si lufta kundër Coca- Colës gjatë diktaturës sepse atëherë nuk lejohej tregimit i pijes dhe në debatet publike që bëheshin atëherë, Coca-Cola konsiderohej si një pije e rrezikshme kapitaliste, kështu që i vetmi koncept u aplikua për pijet energjike, kur këto përfshihen në kategorinë e pijeve të buta të cilat nuk zbatohen masa fiskale siç është akciza. Për rrjedhojë une mendojë që edhe heqja që bëhet bëhet e iniciuar nga grupe të caktuara.

 

Ju keni aplikuar për drejtues i deparamentit të financave. Në aplikim duhet të ishte edhe një letër motivimi që duhet ta shoqëronte aplikimin. Çfarë shkruajtët në atë letër, pse duhet t’ju zgjedh juve kryetari për atë post?

E kam shkruar letrën.  Nuk kam pas nevojë të them më shumë sesa dinë njerëzit sepse unë kam dy element që janë të rëndësihëm për postin. Unë kam një karrierë të gjatë politike në post politik siç është zv. ministri, kam pas edhe poste të tjera, por kam njëkohësisht edhe komponentin professional sidomos në fushën akademike dhe meqësnëse aplikimi është në deparamentin e financave karriera ime mbi 30 vjet është pedagog për lëndën e Financave Publike.

 

Së shpejti do të jetë zgjedhja e kryesisë së partisë, si e shikoni elementin që ka shumë të rinjë dhe nuk janë figura të vjetra të partisë ose siç quhen ndryshe “xhakekat e vjetra” të parties?

Këtu ka disa  llogarije teknike sepse ata që bëjnë  detyrën e krytarin ose zv/kryetarit  në komisione janë future dhe nuk kanë detyriumin të marrin poste departamentesh.

 

Si e shikoni frymën e re që do të përcjellë kryetari Lulzim Basha?

Unë e shikojë si një mundësi për të gjithë pastaj gjithësecili vendos nëse mund ta shfrytëzojë këtë mundësi apo jo. Nga pikëpamja staturore është e drejta e kryetarit për të propozuar kandidatët kështu që, kjo fazë duhet konsideruar si një shprehje interesi. Pra, kryetari lexon cakton është grupi që ka ambicie dhe interesa për poste të larta të PD-së, siç është kryesia e parisë. Unë gjyko se kryetari do të bëjë edhe seleksionim në përzgjedhjen e kondidaturave që më pas do të votohen nga Këshilli Kombëtar. Pra, është kryetari që propozon dhe Këshilli që do të zdhedh, pra janë dy kalime. Për department, sipas statutit, faza e parë është shprehja e interest dhe faza e dytë ëshët zgjedhja, që ju thoni se janë emra të rinjë. Por mos harroni se listat e bëra publike janë të pjeshsme sepse sistemi i aplikimit ka qenë një sistem i aplikimit online dhe besoj se këtë numrin e saktë të aplikantëve e dinë vetëm kryetari dhe asnjë tjetër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency