Bukuroshja që transferohet me Rodrigezin

0
131

james-rodriguez_2983923bReali i Madridit ka pasur një mysafire të veçantë gjatë ditëve të fundit. Daniela Ospina, bashkëshortja e Xhejms Rodrigezit, ka shoqëruar lojtarin e ri të Realit gjatë aktiviteteve që ai ka pasur pas kalimit tek kjo skuadër. 22-vjeçarja ka ndjekur edhe konferencën për shtyp ku u bë prezantimi i sulmuesit që do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, aq të dëshiruar nga futbollistët. Sulmuesi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon dhe është blerë nga Monakoja për 80 milionë euro. Xhejms Rodrigez u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola dhe një nga këta gola, ai ndaj Uruguait, është cilësuar si më i bukuri i turneut.

 

Baloteli lexon Zllatan Ibrahimoviçin

Mario Baloteli është i aftë të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Sulmuesi i skuadrës së Milanit mund të hekurosë, të kërcejë, madje edhe të lexojë një libër në një kohë. “Unë jam Zllatan, autobiografia e Ibrahimoviçit”. Kështu shkruan ai në “Instagram”, duke postuar edhe një video. Lojtari është përfolur për një largim nga Arsenali, mirëpo anglezët janë larg lojtarit, pasi deklaruan largimin nga kjo pistë.

 

Xherdan Shaqiri shijon pushimet ne Ibiza

Pas përfundimit të Botërorit, Xherdan Shaqiri po shijon pushimet në Ibiza. Këtë gjë e tregon edhe kjo foto e publikuar nga futbollisti kosovar në rrjetet sociale. Gjatë ditëve të fundit mediat e huaja kanë shkruar se Shaqiri mund të ndërrojë skuadër për sezonin e ri. Në garë për të janë vendosur edhe disa skuadra italiane, ku kryesorja duket Juventusi.

 

Tifozët përleshen me futbollistët e Makabi Haifas

Ndeshja mes ekipit francez Lilë dhe atij izraelit Makabi Haifa është ndërprerë para kohe pasi protestuesit propalestinezë sulmuan lojtarët e ekipit izraelit. Ndeshja miqësore ndërmjet Lilës dhe Makabi Haifës, e cila ishte me rezultatin 2:0 u ndërpre në minutën e 86-të, pasi protestuesit propalestinezë kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e ekipit izraelit. Në duar tifozët, të cilët dyshohet se ishin turq, kanë pasur parulla në të cilat kërkohej çlirimi i Palestinës nga Izraeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency