Biletë/ Vagabonda të historisë

0
125

Artan Fuga

Artan_FugaNe po i shkojmë pas ngjarjeve pa lidhje me njera tjetrën duke qepur arna aktualiteti pas historive skandaloze. Bëjmë atë që na del përpara si në “virtual games”.

Verën e kaluam me arrestimin e bankierit. Vjeshtën me tifozat e Beogradit.

Dimrin po e përgatisim me vrasjen në klub nate. Kështu e shtyjmë jetën si vagabondë të historisë, rrugëve të fatit duke u marrë me të parën gjë që na del përpara.Nga skandali në skandal na iku jeta për lesh. Na mbyti aktualiteti banal, nuk shohim më as mbrapa e as para.

Si dikur : Sapo mbaronte 1 janari, vinte 11 janari, ikte ky vinte 7 dhe 8 marsi, pastaj 1 maji, më pas 1 qershori, mobilzohemi për 10 korrikut, prit se erdhi 1 shtatori, ja ku po vjen mesi i Tetorit, ja mbërritën festat e çlirimit për të mbaru duke pi raki më 31 dhjetor.  Menaxhohej shoqëria duke kaluar nga njera festë te tjetra, njera më e frikshme se tjetra. Tani nga skandali në skandal pa u lënë njerëzve të marrin frymë.

Kaq është e gjitha!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency