Biletë/ Pika që nuk na bie… ne!

0
129

Artan FUGA

Artan_FugaNë ndonjë gazetë thuhet se shtatorja e Nënë Terezës qenka hequr nga sheshi me emrin e saj për t’u vendosur te ajo tjetra në Rinas, që nga ana e saj është hedhur në plehra.

Është hedhur në plehra, sepse, sikurse na thotë gazetaruci, nuk qenka në parametra të duhur estetikë…

O pika ne për këtë gazetari!!!

Do të jetë ndonjë gazetar që e ka mbaruar shkollën andej nga Universiteti i Kodrës të Diellit ose nga Momli se nuk është e mundur ndryshe…

Na ra bretku duke u thënë studentëve se nuk ka fakte sociale bruto, por vetëm fakte institucionale dhe të ndërtuara simbolikisht…

Nga ne nuk ka dalë ky gazetar i shpëlarë…që bën rolin e tellallit që jep atë që i zoti nuk e jep.

Pse mo, kështu hiqen përmendoret, më pëlqen e vë, s’më pëlqen e heq… Po ajo është vendosur me një vendim administrativ dhe duhet një vendim për ta hequr.

Kush e ka tagrin mbi kontrollin e territorit atje, komuna, Rinasi si aeroport, bashkia, qeveria? Janë ata që i marrin vendimet dhe ato vendime nuk janë estetike o gazetar, por administrative, institucionale.

Shijet estetike nuk vlejnë për të vendosur e hequr monumente o gazetar! Janë vendimet administrative që vlejnë.

Gazetari, pikaaaaaa, na thotë supozimin e tij, dhe nuk shkon të intervistojë ministren e Kulturës, kryetarin e bashkisë, të komunës apo edhe dreqin me të birin për heqjen e një monumenti dhe vendosjen e një tjetri sikur të ishim lojë yçi, damash apo nonçi. Pika o gazetar!!!

Nuk pyet kush e mori vendimin, ku është shkresa, përse u mor ky vendim, por bën supozime dhe flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës…

Dhe ndërkohë Ministria e Kulturës, bashkia, komuna, a kush e ka në kompetencë hesht dhe flet shumë me heshtjen e saj… Hidhen në plehra monumente dhe dhjetëra nëpunës që paguhen me taksat tona, nuk na japin një shpjegim e na tregojnë një vendim.

O pika ne!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency