Biletë/ Një kryetar bashkie për qytetin gërmadhë

0
127

Artan Fuga

Artan FUGAJemi përpara fushatave elektorale për kryetarë bashkish.

Na duhet të dimë se kush na gënjen,

kush na mashtron,

kush tallet me ne e pasi ikën nga ekrani nuk mendon veçse për egon e tij,

kush është budallai që na merr për budallenj,

kush na hedh hi syve,

por edhe kush beson naivisht në ato që na premton, i ngazëllyer se do të rikrijojë botën nga e para,

kush belbëzon ca thërrime të vërtetash,

kush vendos dorën dhe gishtin atje ku qytetit i djeg dhe i dhemb.

Modestisht, ju propozoj, ta përdorni si instrument analize librin tim:

“Rënia e Qytetit”,

botuar nga “Papirus”, gjendet te Adrion, Albania, Libraria e Librit Universitar në Tiranë.

Lexohet shpejt, duke filluar nga cilado faqe që ta hapësh.

Nuk bëj marketing. Marketingu e dëmton librin.

Cili autor nuk do të donte që libri i tij të lexohej sa më shumë??? Është momenti që t’ua propozoj miqësisht.

Pse të shkojmë te kutitë e votimit si idiotë???

Do të doja ta dhuroja, falas ta jepja, por është e pamundur…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency