Berisha: 11 shkurti, dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana

0
106

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë mesditën e së hënës në një deklaratë për mediat, ku është fokusuar kryesisht te çështja “McGonigal”. Kryedemokrati ka dënuar përpjekjen, sipas tij, të Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura dhe kriminale të bashkëpunimit të tij me ish-zyrtarin e FBI-së amerikane.

Berisha komentoi gjithashtu edhe protestën e opozitës më 11 shkurt në Tiranë, sipas të cilit do të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë kryeqyteti, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të jenë sa më të shumtë atë ditë në shesh.

“Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën. Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euronews, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama. Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama. Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza. Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Berisha: Faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri

“Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut.

Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë. Sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI-së, për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo, dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë, që në kushtet më të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë.

Por në rast të kundërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës. Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në. Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Berisha: Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana“Aty ky përfundoi McGonigal, do përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12. Shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Tiranës. Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë.

Ndaj ftesa ime për shqiptarët është: të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri që mund t’i vësh çdo epitet sot. Por unë po ndalem për të thënë, një të pabesë, i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here