Bëj mirë të gjesh keq !

0
383

Nga Artan Fuga

 

Bëj mirë të gjesh keq !

– thotë populli.

Mirë, mo mirë, po populli gabon shpesh. Gabime më të rënda sesa populli askush nuk bën. Ja fut kot fare.

Në mjaft raste fajin e ka ai që bën mirë dhe pastaj gjen keq.

Bën një të mirë të pamerituar dikujt, dhe pret që kjo t’i shpërblehet ose me përunjtësinë e atij që i ka bërë një nder, ose pret që ai t’a falenderojë orë e minutë, ose dëshiron që ai ta mbajë si Perëndi, ose t’ja shpërblejë njëqindfish, ose e fyen atë duke i përmendur nderin.

Dhe kur nuk arrin atë që ka paramenduar, edhe sjellja normale, dinjitoze e atij që i ka bërë nder a të mirë, i duket sikur nuk ka mirënjohje, sikur po shpërblehet me të keq, me harresë.

Punë psikopati. Viktimizohet vetë.

Ai që bën ndere të pamerituara vetëviktimizohet dhe sëmuret psiqikisht. Ky është çmimi.

Prandaj, nisur nga interaksionizmi simbolik unë për vete e kam zgjidhur këtë problem :

1. Kurrë nuk bëj të mira dhe ndere si dhurata të pamerituara ose të tepërta dikujt. Kurrë !!!

2. Edhe kur bëj rrallë e padashje ndonjëherë ndonjë dhuratë a nder të pamerituar, e paraqes sikur ai që e përfiton i ka merituar ato.

3. Kur bëj një nder nuk pres kurrë diçka si shkëmbim. Kurrë. Përndryshe është tregti dhe jo nder miqësor.

4. Bëje nderin dhe të mirën pa u dukur, fshehurazi sikur je ilegal partizan, ose si hajdut, sikur je duke vjedhur, dhe hidhe në det, e ik me vrap sepse përndryshe e pësove.

5. Edhe kur dikush të njeh një të mirë që i ke bërë, thuaji se nuk është e vërtetë, se gabohet, se ka keqkuptim, se përkundrazi ai të ka bërë ty një të mirë.

Prandaj them me bindje se kurrë nuk kam bërë mirë dhe pastaj të kem gjetur keq. Kurrë.

Hohoho !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here