Basha:” Të rikthejmë drejtësinë”, të gjithë në protestë

0
113

 

BashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ju ka bërë thirrje sërish qytetarëve që ti bashkohen protestës së opozitës në datë 8 dhjetor kundër padrejtësive dhe korrupsionit.Basha nëpërmjet rrjetit social facebook, thekson se në këto dy vjet qeveria ka treguar se mbron të fortin dhe mposht të dobtin, këtë  e tregoi dhe me familjen Cali të cilën e mbajti në burg, ndërsa deputetin socialist Armando Prenga e la të lirë.Sipas tij shqiptarët duhet të protestojnë për vendosur në vend drejtësinë e munguar dhe barazinë për të gjithë.“Calet nuk jane te zgjedhurit dhe miqte e Edi Rames, ndaj burgu eshte masa e dhene per ta me vendim gjykate. Armando Prenga eshte miku dhe i zgjedhuri i Edi Rames dhe agresori ne konflikt, ndaj u la i lire me vendim gjykate.Ky eshte shteti i Edi Rames: viktimat ne burg, agresori ne shtepi. Kjo eshte Shqiperia e ketyre dy viteve ku ska barazi dhe ligji dhunon te pamundurit e perkedhel te fortet dhe hajdutet me pushtet.Por shqiptaret as nuk e duan kete padrejtesi e rrenim vlerash dhe as nuk kane per ta lejuar.Ejani me 8 dhjetor te tregojme se nuk e pranojme me dhunen dhe padrejtesite e nje bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne kete vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtesi e shanse per te gjithe”, shkruan Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency