Basha: Rama dhe krimi në pushtet janë një, s’i heq kriminelët se e di që s’ka më mazhorancë

0
115

Lulzim Basha blu bluKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një konference të posaçme nga selia blu reagoi mbi deklaratat e kryeministrit Rama, duke pohuar se ky i fundit nuk është i interesuar për dekriminalizimin e Parlamantit dhe administratës.

Për kryedemokratin, Rama po rrezikon marrëdhëniet strategjike me SHBA-në dhe BE-në, duke mbrotjur kriminelët që ka futur në Parlament.

“Kishte nevojë sot për një qershi mbi këtë tortë të madhe gënjeshtrash të Edi Ramës. Dhe nuk na zhgënjeu. Ai që i përzgjodhi vetë, enkas me rekorde kriminale deputetët e kryebashkiakët e tij, dhe dhjetra zyrtarë të lartë e në poste kyçe, tha se nuk i njeh për të tillë. I di të pastër, edhe pse jo vetëm ka informacione e fakte për ta, por për secilin prej tyre flet lagjia e krejt qyteti, flet shtypi dhe opinion publik, flet opozita dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, flet e shkruan media botërore dhe institucionet euro-atlantike. Por Edi Rama nuk e njeh këtë turp. Për të dënimi i Ndokës për prostitucion dhe rrëmbim personi është vetëm ngatërresë. Elvisi apo Ervini me dënime për drogë në Zvicër është vetëm çështje emrash. Bushi me dënime për drogë në Itali është një sajesë e medias së huaj. Por nëse është kështu, nëse me të vërtetë beson se nuk…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here