Askush nuk të beson më, o Edi Rama !

0
160

 

Nga Shkëlqim Selmani

Kryeministri në detyrë Edvin Rama ; i zënë në çark nga akuzat e drejta dhe të vazhdueshme të Partisë Demokratike dhe opozitës, i zënë ngushtë nga perceptimi i gjerë popullor se ai nuk është reformator dhe shtetar i zoti si u paraqit në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, por është tëpkë ashtu siç ka thënë dhe thotë opozita , mashtrues ordiner dhe kusar i pacipë; po bën përpjekje të ethëshme dhe nuk lë rast, takim spontan a të organizuar pa e shfrytëzuar për tu bërë avokat i ministrave të korruptuar, i deputetëve dhe të zgjedhurve të tjerë prej tij të kriminalizuar, duke marrë kështu përsipër edhe një kosto personale, gjë që nuk është fenomen normal në politikë. E kundërta ndodh, por edhe kjo nuk ka pse të ndodhë, që ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të administratës marrin kosto për të mbrojtur eprorët e tyre. Po si ta shpjegojmë këtë veprim prej avokati sekser të një kryeministri, i cili në vend që të bëjë denoncuesin dhe më pas ndëshkuesin për ministrat e tij të korruptuar dhe të zgjedhurit e tjerë të kriminalizuar, shkatërron edhe atë pak reputacion që i ka ngelur, shkatërron edhe atë pak shëndet mendor që i ka ngelur dhe bëhet mbrojtës i verbër e fanatik i tyre ?! Pse ? Dy janë arsyet, ose është në shërbim të tyre për shkak të mbështetjes dhe sponsorizimit që ata i kanë dhënë për tu bërë kryeministër ose i këshilluar, urdhëruar e në sinkron me “superdeputetin”, “kryeministrin e jugut”, “komisarin e zonës së parë operative”, sivllaun e tij, Koço Kokëdhimën është urdhëruesi i kësaj skeme të ndyrë të vjedhjes dhe shpërdorimit të pasurisë kombëtare dhe buxhetit të shtetit për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë e marramendëse ai vetë dhe të afërmit e tij me skemën mafioze 50% unë e 50% gjithë ju të tjerët. Unë mendoj se të dyja arsyet qëndrojnë dhe e shtyjnë Edi Ramën të bëhet avokat i krimit dhe korrupsionit qeveritar, por arsyeja që unë e paraqita të dytën, është e para. Në të gjithë këtë rrumpallhanë edviniane dhe diare qeveritare, ajo që na jepë shpresë se do të ketë një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar dhe Shqipërinë eshtë se tashmë Edi Ramën bojaxhi e llustraxhi nuk e beson më askush në Shqipëri, në BE, SHBA e më gjerë, nuk e besojnë edhe ata që e mbështesin dhe i janë qepur si këpurdhat lisit të kalbur….. Në këtë situatë të vështirë ekonomike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria dhe shqiptarët, në këtë situatë ku mbrojtja dhe mbështetja sociale e qeverisë se sotme është rritur si fond për tu vjedhë dhe në realitet është pakësuar si vlerë reale për shtresat në nevojë krahasuar jo me tre vjet më parë, por edhe 10 vjet më parë, në këtë situatë ku qeveria e qelbësirave, siç janë vetetiketuar, ka rritur presionin shtetëror me burgosje të të pamundurve e të varfërve dhe presionin psikologjik ndaj kundërshtarëve me pushime nga puna, medias duke e blerë, biznesit duke e terrorizuar me gjoba e taksa……, në këtë situatë ku kupola dhe infrastriktura e policisë së shtetit dhe është kthyer në polici private të qeverisë, në këtë situatë ku Ministria e Mbrojtjes është kthyer në një OJQ pastrimi territori e pastrimi parash, në këtë situatë ku administrata shtetërore është pastruar nga specialistët e afte dhe të përkushtuar për tu mbushur me militantë të paaftë dhe të korruptuar, në këtë situatë ku qeveritarët vrasin mendjen për të shpikur konçesione vetëm për të vjedhur e ndarë gjoja në partneritet me privatin paratë e vjedhura, duke bërë edhe të padëgjuarën e të pabërën në asnjë vend të botës, ose ndoshta të bërë në ndonjë vend të veçantë nga ndonjë mafioz i veçantë; të japin edhe shërbimet shtetërore dhe punët e detyruara të qeverisë me konçension, në këtë situatë ku Kryeministri bën avokatin e konçensioneve vjedharake të Ilir Beqes kryehajdut dhe ministrave të tjerë kusarë, siç bëri edhe ditën e enjte në kuvend, ku me shumë pasion, me elokuencë kërcënuese, i zverdhur dhe i tronditur nga akuzat e drejta të opozitës dhe ndërkombëtarëve, që tashmë e kanë kuptuar cili është Edi dhe cilat janë qëllimet e tij dhe nuk e besojnë më ,në këtë situatë të vështirë kur populli shqiptar në shumicë dërmuese, demokratë, socialistë, paparti e të pavarur nuk e besojnë më Ramën, nuk besojnë më mashtrimet e tij të zbukuruara me penelat e një piktori të dështuar, nuk e besojnë më në alibitë e tij qesharake, se fajin e ka qeverisja e shkuar, nuk e besojnë avokatinë e tij që e nxjerr zbuluar si kryemashtrues, kryekusar dhe kryeprojktues i kësaj varfërie e poshtërimi për popullin shqiptar dhe pasurimit të shfrenuar të tij dhe enturazhit të tij familjar, politik e oligarkik me paratë e vjedhura të popullit ; në këtë situatë dramatike për Shqipërinë e shqiptarët ka vetëm një zgjidhje: Opozita e bashkuar në këmbë, populli në revoltë, populli në mosbindje civile derisa kjo qeveri e ligë, kusare, e papërgjegjëshme dhe, antipopullore të rrëzohet një orë e më parë se është rrezik i shtuar social dhe fatkeqësi kombëtare.

(Komentet ne standard print dhe ne web nuk perfaqesojne mendimin editorial te gazetes)

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency