Arti si investigim kritik në një ekspozitë

0
129

Eleni Laperi

 

05. gazmend leka. 2011 - BUKE,KRIPE E ZEMER per lajmesin Gazmend LekaNjeriu gjithnjë ka kërkuar lirinë dhe lumturinë, po jo gjithnjë e ka ditur ç’është liria dhe ku mund ta gjejë lumturinë. Këto pyetje e kanë shqetësuar njeriun mendimtar gjatë gjithë kohërave. Gati tre mijë vjet më pare profeti Moisi, profeti i hebrejve, i kristianëve dhe i muslimanëve, u dha njerëzve dhjetë urdhëresat, principet bazë të etikës dhe besimit, të cilat do ta çlironin nga skllavëria, nga mungesa e lirisë dhe e lumturisë. Po 500 vitemë pas Diogjeni bridhte nëpër Athinë me kandilin ndezur edhe ditën, duke kërkuar njeriun e ndershëm.

Autori bashkëkohor Erik Weiner udhëtoi në për botë per të pare ku mund të gjejë njeriu lumturinë, duke i hedhur përfundime te nxjerra në librin e tij “The Geography of Bliss”.Në libër ai përmënd një thënie nga Bhutani: Kur njeriu të presë pemën e fundit, dhe kur lumi I fundit të thahet, dhe kur peshku I fundit të kapet, atëherë njeriu do ta kuptojë se paraja nuk hahet.

Eksploratori Dan Buettner thotë se vëndi më i lumtur mendohet të jetë Danimarka, pasiatje lumturia e individit mbështetet me rregulla dhe struktura, të cilat që në shkolla I përgatitin studentët të marrin pjesë në veprimtari shoqërore dhe arte. Në Danimarkë nuk nxitet zilia, ambicia apo krenaria dhe 95 % e të rriturve i përkasin një klubi apo një organizate.

Po aq i mënçur e filozofik sa mendimi i Diogjenit më duket mendimi i një malësori shqiptar, i cili njëqind vite më parë, kur një gazetare e huaj e pyeti për lidhjen e martesës me lumturinë, iu përgjigj se lumturia ishte e lidhur me bashkëjetesën e njeriut me natyrën, kurse sistemi i martesave në malësi kishte të bënte me sigurimin e mbarëvajtjes e mirëqënies së fisit, ndaj midis burrit e gruas te fiset e tyre rrallë kishte grindje.

Për të kërkuar individualizmin,besimin, lirinë dhe lumturinë, në Shqipëri apo nëpër botë, shqiptarët u derdhën në rrugë e në det në 1990, pa marrë parasysh asnjë rrezik. Koncepti i tyre për individualizmin, fenë, lirinë dhe lumturinë ishte kushtëzuar nga njëkolektivizim i skajshëm, nga mungesa absurde e lirisë,nga izolimii gjatë prej pjesës tjetër të botës. Po cila është liria, feja dhe lumturia që gjeti shqiptari në endjet e tij të këta vite nëpër Shqipëri e nëpër botë?

Këto shqetësime i kanë sjellë nëgalerinë e FAB (Fakultetit të Arteve tëBukura) edhetre autorë,Gazmend Leka, Aleksandër Filipi dhe Besim Tula, me pikturat e tyre e tyre të katër- pesë viteve të fundit. Ekspozita nuk ka titull, po autorët i bashkoi kozmopolitanizmi dhe idetë diogjeniane.Më shtyu të bëj këtë lidhjetabloja e titulluar ‘Diogjeni’ e Aleksandër Filipit, në hyrje të galerisë, edhe pse ai ështëportreti i njëqytetari bashkëkohor shqiptar, i vendosur në trupin e një filozofi të lashtësisë. Diogjenii Sinopit mbahet si themeluesi i rrymës së Cinizmit në filozofi.

Për të qëllimi i jetës së njeriut si qënie me arsye, është të jetuarit në mënyrë të natyrshme, duke hedhur poshtë dëshirat konvencionale për pasuri, pushtet, seks dhe famë.Thuhet se Diogjeni ishte i pari, që përdori fjalën ‘kozmopolitan’- kur e quajti veten ‘qytetar i botës’.Njeriu i sotëm arriti gjërësisht të provojë çfarë do të thotë të jesh qytetar i botës, po humbi udhën kur nisi të kërkojëlumturinë.

Mendimet e idetë e  mësipërme i gjeta në ekspozitë të shtjelluara në tri mënyra të ndryshme nga Gazmend Leka, Aleksandër Filipi dhe Besim Tula.

Gazmend Leka hulumton qiellin dhe tokën, mbiqiellin dhe nëntokën, origjinën e qënieve dhe sendeve, kërshërinë e filozofit dhe paragjykimet, respektin për bukën e përditëshme dhe mallin për ata që nuk janë më,dashurinë për prindin si fëmijë dhe për fëmijën si prind, marrëdhënien e tij të vështirë me errësirën dhe dashurinë për dritën e mëngjezit. Nëna e tij i ka treguar se ka lindur një ditë me diell, por atë ditë  dielli nuk ngrohte. ‘Prandaj unë e dua agimin, e dua dritën’, thotë Gazi. ‘Prandaj pikturoj në mëngjez’.

Gazmend Leka, që njeh kulturën e vëndit të tij dhe kërkon në dijen dhe kulturën e kombeve të tjera, mbledh së bashku kode të shoqërisë dhe sjell për publikun eksperienca të brëndshme të njeriut, të cilat nxitimi i jetës së përditëshme nuk na lë t’i vëmë re. Pikturën e Lekës do e përcaktoja me termin e filozofit Mauricio Beuchot: hermeneutikë analoge, sepse bazohet në të njëjtat parime: në interpretimin e pamjeve të ndryshme që merr domethënia e shënjave.

Në pikturat e tij Leka sjell ngado përballjen e vetë artistit me errësirën, edhe kur mimetizohet me të. Po errësira e tij është plot me të dhëna. Ai pikturon dragoin– mbrojtësin e thesareve në kulturën evropiane, dhe ëngjëllin (që artistët e së shkuarës e pikturonin me krahë)–bartësin e lajmeve; nxjerr në pah ngjyrat primare dhe format primare; pikturon nënën dhe vajzën, Salomenë dhe Johan Pagëzorin, ngasjen dhe virtytin,u shkëmben vëndet qiellit dhe syprinës së tryezës, për të vendosur bukën dhe thikën mbi të kaltrën e dritës. Thika, e pranishme në disa tablo të tij, na kujton paragjykimet në kultura të ndryshme, po edhe rolin e thikës si mjeti kryesor për mbijetesën e njeriut në të gjitha fazat e zhvillimit.

Si një muzikë e munguar, në të gjitha tablotë e ekspozuara ai shpërndan pak nga bluja e ditës, e cila bëhet mjet lidhës në këtë përpjekje me errësirën. Personazhet e Lekës janë idetë, që ngrihen në qiell e zbresin nën tokë për të kërkuar arsyen e qënies.

Aleksandër Filipi kalon nga një tablo në tjetrën, duke alternuar tonet e ngrohta të njërës tablome tonet e ftohta të tjetrës. Ai i vendos personazhet e tij nënjë plan dhe i analizon si të barabartë. Analizën e bazon te mënçuria e Moisiut dhe urdhëresat e tij: mos vrit, mos tradhëto, mos vidh, mos jep dëshmi të rremë, mos lakmo shtëpinë e fqinjit, as gruan e tij, as gjënë e tij.

Figurat e Filipit renditen si një varg mëkatarësh, qëmund të jenë banorë të kohëve e vëndeve të tjera, po janë edhe shqiptarë, të gjithë njerëz që i njohim e na njohin, që i shohim çdo ditë e jetojmë pranë tyre. Personazhet e tablove të tij na shohin nga buza e një skene e cila ka si sfond shënja të kohëve tona. Në mesin e tablove në sallë autori vë pikturën me titullin ‘Memento Mori’/ Mos harro vdekjen. Aleksandër Filipit nuk i intereson pamja e veçantë e secilës prej figurave të tablove të tij. Figurat e tij janë pa kombësi. Ne i dallojmë që janë njerëz, sepse kanë kokë, këmbë, krahë, trup, sy, hundë, veshë, flokë. Po nuk dallojmë në se sytë e tyre janë të kaltër apo të zinj, në se flokët i kanë kafe apo të thinjura. Dallojmë siluhetën e Prostitutës me maskë, të Varfërin, Mbretin, Gaztorin, Filozofin, Artistin, tëDehurin, Muzikantët, Burrin, Gruan, Diogjenin, po nuk jemi të sigurtë cilët janë të huaj, cilët janë shqiptarë.

Mendimi në pikturat e tij, që nis me Diogjenin bashkëkohor në sfondine një mikroçipi, mbyllet me muzikën e gajdexhiut në rrugën e ftohtë, ku nxitojnë qytetarë indiferentë të qytetit të madh të kohës sonë.

Krejt i ndryshëm është ritmi i tablove në sallën e Besim Tulës. Ai nis nga tabloja ‘E bardhë mbi të bardhë’ dhe mbyllet me ‘Natyrën e qetë’ në sfond të kuq. Përballë gjithë këtij vargu tablosh qesh me sarkazëm‘Optimistit’, që Tula e quan autoportret. Besim Tula gjatë gjithë krijimtarisë së tij ka kërkuar të bukurën, me kujdesin e veçantë për çdo detaj.Tablotë janë pikturuar me dashurinë e artistit që e ka ngjyrën pjesë të qënies, dhe e përdor me lehtësinë me të cilën flet gjuhën e mëmës.

Para tablove të tij njeriu provon mëdyshjen: të kënaqet apo të revoltohet. ‘Pikturën time e bën koha’, thotë Besimi. Përplasja e të kundërtave në pikturat e Tulës të shpie në zbulimin e të vërtetës. Një familje e lumtur ecën mbi retë e pasqyruara në ujin, që i ka rrëmbyer gjithshka; në sfondin e ëmbël ngjyrë rozë, pas ‘Grilave’ zhvillohet mëkati i hidhur i seksit lakmitar; pesha e rëndë e dëshpërimit pas ‘Konkurimit’ është pikturuar me ngjyrë të gjelbër optimiste; nën dritën e gëzuar të celularit lexohet frika e një vajzetë kërcënuar, etj. Titulli ‘E bardhë mbi të bardhë’ e tablosë gati transparentetë kujton ‘Suprematizmin’ e artistit rus Kazimir Maleviç, i cili bazohet në epërsinë e ndjenjës së pastër artistike. Po të kujton edhe shprehjen‘e zezë mbi të bardhë’, e cila përdoret kur duam të tregojmë mungesën e çdo dyshimi. Ndaj gërmat e bardha‘politikani më i korruptuar’mbi sfondin e bardhëe bëjnë tronditëse tablonë, sepse ‘portretizojnë’ korrupsionin e kudogjëndur dhe të padukshëm, në të njëjtën kohë.

Shkrimi është element i rëndësishëm në tablotë e Besim Tulës. Poeti francez Bernard Noel thotë se njeriu e shpiku shkrimin kur deshi të bënte të dukshëm tingujt. Po kur shkrimi bëri të dukshmen të padukshme, atëherë njeriu ndau vështrimin që sheh dhe vështrimin që mendon, ndërsa dora e tij u bë një organ, që herë herë vizaton të dukshmen dhe herë shkruan të padukshmen. Besim Tula vizaton të dukshmen dhe përdor gërmat për të shkruar të padukshmen.

Gazmend Leka, Besim Tula dhe Aleksandër Filipi janë tre artistë shqiptarë, që duke punuar me ritëm të pandërprerë, këmbëngulin në formimin e botëkuptimittë tyre në lidhje me pikëpamjet mbi artin, vlerat njerëzore dhe moralin e shqiptarit dhe thellojnë individualitetin e artit të tyre. Secili në mënyrën e tij, vëzhgojnë jetët e shqiptarit si qënie me arsye dhe ndihmojnë artin bashkëkohor në Shqipëritë plotësojnë boshllëqet e së kaluarës duke rigjetur vlera të humbura apo të harruara të kulturës sonë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency