Arsimi parauniversitar/ Zbardhet mënyra e re e vlerësimit të nxënësve, testimi i arritjeve çdo tre muaj

0
722

Ky udhëzim fillon zbatimin me klasën e 10- të arsimit të mesëm të lartë, viti shkollor 2016– 2017

 

Sejrie Baleta

 

 

Në bazë të neneve dhe ligjeve janë bërë disa ndryshime në skemën dhe mënyrën e vlerësimit të nxënësve sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.  Sipas një udhëzimi të publikuara në fletoren zyrtare duket qartë skema dhe mënyra se si do të vlerësohen nxënësit në lidhje me gjykimi mbi arritjet e nxënësit referuar filozofisë dhe përmbajtjes së kurrikulës bazuar në kompetenca, si dhe të mbështesë të nxënit dhe përparimin e nxënësit. Ky vlerësim do të bëhet në bazë të të nxënit të bazuar në kornizën e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar miratuar në datën 23.7.2015, nga ministri i Arsimit dhe Sportit. Vlerësimi kryesorë i nxënësve bëhet në bazë të shënimeve dhe evidencat që bëjnë mësuesit, vlerësimit në teste dhe detyra përmbledhëse si dhe në bazë të portofolit lëndorë që ndjek nxënësi. Vlerësimi i nxënësve me një notë përfundimtare në bazë të arritjeve të tij në çdo lëndë duhet të bëhet çdo tre muaj.

 

Vlerësim i vazhduar

Vlerësimi i vazhduar për të nxënë është pjesë e mësimdhënies.  Ky lloj vlerësimi bazohet në vëzhgimet dhe gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimin e nxënësit, vlerësimin e nxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjen në aktivitete dhe debatet në klasë, vlerësimin e detyrave të shtëpisë apo të klasës etj.  Në këtë lloj vlerësimi detyra e mësuesit është që të mbajë shënime dhe evidenca  për çdo nxënës. Shënimet në evidencë mund të mbahen me notë, simbole, komente etj., referuar niveleve të arritjes. Këto shënime përdoren nga mësuesit për të argumentuar vlerësimet e kryera përgjatë tremujorit. Në lidhje me këto vlerësime, mësuesi duhet: – të konsiderojë dhe të paraqesë rezultatet e të nxënit për të cilat nxënësit janë duke punuar; – të japin shembuj që ilustrojnë rezultatet e pritshme; – të përcaktojnë kriteret e suksesit përmes diskutimeve ndërmjet tyre dhe me nxënësit; – të krijojnë mundësi që nxënësit të demonstrojnë njohuritë, të kuptuarin, aftësitë dhe qëndrimet e tyre. 4. Mësuesi duhet të marrë në konsideratë balancën ndërmjet njohurive, shkathtësive, qëndrimeve, ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit në programin lëndor. 5. Mësuesi mund të përshtatë formatin e evidencës (shtojca 1), në varësi të specifikave të lëndës ose të krijojë një formë tjetër të mbajtjes së shënimeve, duke ruajtur pjesën përmbajtjesore të saj.

 

Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse

Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse ka për qëllim të matë nivelin e arritjeve të nxënësit për një grup të caktuar rezultatesh të nxëni, në përfundim të tremujorit. Ky vlerësim e orienton mësuesin për të përmirësuar mësimdhënien dhe procesin e të nxënit.

Vlerësimi me portofol lëndor 1.

Vlerësimi i nxënësit bazuar në portofol lëndor, bëhet në përfundim të çdo tremujori dhe ka për qëllim vlerësimin e nxënësit në një kontekst të gjerë, duke përfshirë dokumentimin e kontributeve dhe arritjeve të tij për lëndën, për kompetencat kyçe, për punën individuale dhe në grup, krijimtarinë, talentin, si dhe për aspekte të gjykimit dhe reflektimit të nxënësit për veten dhe të tjerët. 2. Rubrikat e portofolit të nxënësit përcaktohen nga mësuesi referuar specifikave të lëndës. Rubrikat e portofolit mund të grupojnë: – punë dhe detyra të kryera në klasë dhe jashtë saj; – projekte individuale ose në grup; – detyra dhe kontribute të pavarura të nxënësit, të cilat janë dëshmi e talentit, e hulumtimeve praktike, e punëve tematike (me shkrim, audiovizuale etj.); – vetëvlerësimet e nxënësit për arritjet e tij; – reflektime të prindit/ nxënësve të tjerë ndaj ecurisë dhe arritjeve të nxënësit.

 

Vlerësimi i të nxënit të nxënësit

Vlerësimi i të nxënit të nxënësit kryhet nëpërmjet: – vlerësimit periodik; – vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi periodik 1.

Vlerësimi periodik, kryhet në fund të një periudhe tremujore, për të evidentuar përparimin dhe arritjet e nxënësve, me qëllim monitorimin dhe raportimin e tyre. 2. Vlerësimi periodik tremujor jepet nëpërmjet 3 (tri) notave të veçanta, për: – vlerësimin e vazhdueshëm me notë, që bazohet në shënimet e mësuesit të mbajtura në evidencat për periudhën tremujore, duke gjykuar në mënyrë progresive; – vlerësimin me notë nëpërmjet testit ose detyrës përmbledhëse në përfundim të periudhës tremujore; – vlerësimin me notë të portofolit të nxënësit, për periudhën tremujore. 3. Këto tri vlerësime me notë shënohen në regjistër në kolonat përkatëse në përfundim të çdo tremujori.

 

Vlerësimi përfundimtar

 

Vlerësimi përfundimtar kryhet në përfundim të vitit shkollor me notë dhe përshkrim referuar niveleve të arritjes.  2. Nota përfundimtare vjetore përmbledh notat vjetore si më poshtë: – notën vjetore të vlerësimit të vazhdueshëm për tri periudha tremujore; – notën vjetore të vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse për tri periudha tremujore; – notën vjetore të vlerësimit të portofolit të nxënësit për tri periudha tremujore.  3. Peshat në përqindje sipas vlerësimeve: 4. Hapat për njehsimin e notës përfundimtare vjetore, janë: – përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV), bazuar në tri notat tremujore, duke gjykuar në mënyrë progresive; – përcaktohet nota vjetore e testit/detyrës përmbledhëse (NTP) bazuar në tri notat tremujore, duke gjykuar në mënyrë progresive; – përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP) bazuar në tri notat tremujore, duke gjykuar në mënyrë progresive; – shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse; – mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (p.sh. 8,8 » 9); – formula: Nota përfundimtare = (NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2). 5. Përshkrimi i notës përfundimtare vjetore argumenton nivelin e arritjeve të kompetencave të fushës/lëndës.

 

Raportimi i arritjeve dhe i përparimit të nxënësve

 

Raportimi i arritjeve të të nxënit bëhet nga mësuesi një herë në tre muaj dhe i jepet me shkrim prindit. 2. Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve ka dy qëllime kryesore: – së pari, siguron informacion të plotë dhe të vazhdueshëm rreth të nxënit të nxënësve dhe përparimit të tyre, duke shërbyer si bazë për të krahasuar arritjet me rezultatet e pritshme të të nxënit; – së dyti, krijon një platformë, e cila u shërben mësuesve dhe prindërve të mbështesin nxënësit në hapat e mëtejshëm të të nxënit, si dhe vetë nxënësve të zhvillohen në këtë proces. 3. Raportimi i arritjeve dhe i përparimit të nxënësve bazohet në evidencat e vlerësimit të vazhdueshëm, testet/detyrat përmbledhëse, si dhe portofolin e nxënësit.

 

Dispozita të fundit

  1. Evidencat e vlerësimit të vazhdueshëm dorëzohen në përfundim të tremujorit në drejtorinë e shkollës, ku ruhen deri në përfundim të vitit shkollor. 2. Testet/detyrat përmbledhëse dhe portofoli i nxënësit janë objekt monitorimi deri në fund të vitit shkollor. 3. Ky udhëzim fillon zbatimin me klasën e 10- të arsimit të mesëm të lartë, viti shkollor 2016– 2017. Ky vendim ka hyrë në fuqi pasi është botuar në fletoren zyrtare.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here