Arkitekti italian Di Nardo: “Do vij në Tiranë, do lidhem me zinxhir që të mos ndërtohet stadiumi i ri”

0
138

“Do vij dhe do lidhem me zinxhirë që të mos ndërtohet Arena Kombëtare”. Ky ka qenë reagimi i arkitektit të njohur italian Paolo di Nardo, sapo ka parë projektin e stadiumit që pritet të ndërtohet në Tiranë.

Këtë shpërthim kundër të arkitektit italian e bëri publik arkitekti Artan Raça, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në “Ora News”.

Sipas Raçës, projekti i propozuar për stadiumin e ri nuk duhet të realizohet aty ku sot qëndron “Qemal Stafa”, pasi kjo do të shkatërronte jo vetëm sheshet “Italia” dhe “Nënë Tereza”, por të gjithë qendrën e kryeqytetit.

Arkitekti theksoi se, nëse do të hapet një konkurs, do ketë dhjetëra propozime për ta rikthyer stadiumin “Qemal Stafa” në qendër multifunksionale, por duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here