Anglia kërkon anullimin e botërorit në Rusi

0
179

15859781StadiumiZvëndëskryeministri i Anglisë deklaroi se botërori në Rusi nuk duhet të zhvillohet për shkak të konfliktit që ky shtet ka me Ukrainën

 Tashmë Rusi 2018 është kthyer në një faktor që po përdoret mjaft mirë nga politika. Pas ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë tashmë faktori ndërkombëtar ka vendosur që të marr sanksione ndaj Rusve të cilët nuk po ulen në tavolinë për të bashkëpunuar. Mirëpo kjo mund të sjellë edhe anullimin e evenimentit më të madh të futbollit në botë .Pas deputetëve gjermanë dhe Zv.kryeministri britanik Nik Kleg është kundër organizimit të Botërorit 2018 nga ana e Rusisë. Politikani anglez i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s që t’i heqë të drejtën vendit lindor për organizimin e turneut të ardhshëm botëror për shkak të konfliktit të përshkallëzuar në Ukrainë. Sipas Clegg, fakti që Bashkimi Europian i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të ngjarjeve me vendin fqinj dhe rrëzimit të avionit të Maylasian Airlines MH17 më datë 17 Korrik duhet ta bëjë qeverinë e futbollit të reflektojë lidhur me vendimin e saj dhe të mos i lejojë Rusisë organizimin e eventeve të tilla sportive. Sipas politikanit britanik, ndaj Rusisë duhet të ushtrohet trysni që ajo t’i japë fund konfliktit në Ukrainë. Mirëpo pavarëisht kësauj Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i ka refuzuar kërkesat, që organizimi i Kampionati Botëror në vitin 2018 të lëvizë nga Rusia, duke thënë se turneu “do të arrijë ndryshim pozitiv”. FIFA, nëpërmet një deklarate, tha se “I vjen keq për çdo formë të dhunës” dhe do të mbështesë vetëm debat paqësor dhe demokratik për Kupën Botërore.  “Historia deri më tani ka treguar se bojkotimi i ngjarjeve sportive ose politika e izolimit ose konfrontimit nuk janë mënyrat më efekive për zgjidhjen e problemeve”, tha FIFA, dhe ka shtuar se interesimi global për Kampionatin Botëror, “mund të jetë katalizator i fuqishëm për dialog konstruktiv ndërmjet njerëzve dhe qeverive”. Në vitin 2019 Blatter dha emrin e vendit fitues për organizimin e festes me të madhe futbollistike të 2018-ës të zgjedhur me votimin e 22 anetarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-ës. Kryeministri rus Vladimir Putin në atë kohë  qëndroi larg Zyrihut sic tha për të respektuar anetarët e FIFA-s që u gjetën nën trysni të papërligjur dhe më pas falendroi nga  FIFA-n për zgjedhjen e vendit te tij. Putin udhëtoi me pas drejt Zyrihut ku deklaroi se gara do të mbahet në standardet më të larta. Rusia kishte marrë nëntë vota në raundin e parë dhe nje shumicë prej 13 votash në të dytin. Mirëpo ky koment i diploamtit britanik mund të lidhet edhe me duelin që patën të dyja shtetetpër të marrëkëtë  kompeticionin katër vite më parë. Ndërkohë që shpresat e Anglise ishin të mëdha për të organizuar një tjetër kampionat botëror pas atij te vitit 1966. Për të mbështetur kandidaturën e saj në Zyrih kishin vajtur princi Ëilliam kryeministri Kameron dhe ish-ylli i Manchester United-it dhe i kombëtares angleze David Bekham.

 

Tare: Tifozët më kërcënuan familjen

Zemërimi i tifozëve ka arritur deri në atë pikë sa ta detyrojnë ish sulmuesin e kombëtares shqiptare të ndryshojë edhe numrin e telefonit për shkak të kërcënimeve. Tonet mes tifozerisë dhe drejtuesve kanë qenë pothuajse përherë të larta dhe në këndvështrimin e Tares, kjo është pjesë e profesionit, por muajt e fundit, situata ka marrë tatëpjetën. Në muajin Janar, shitja e brazilianit Hernanes shërbeu si shkëndijë dhe numri i telefonit të Tares përfundoi në internet. Rreth 2 mijë mesazhe, shumica kërcënime në adresë të tij dhe familjes, por policia nuk i çoi përpara hetimet. Me ndryshimin e numrit, situata filloi të ndryshonte dhe drejtuesi nga Shqipëria e shpërndau vetëm në një rreth të ngushtë miqsh, por pas konfrontimit me tifozët në Auronzo di Cadore, rinisën telashet. Sipas tij, mesazhet filluan sërish, madje shkuan edhe më tej duke telefonuar bashkëshorten. Në këtë pikë Tare bëri një denoncim. “Është e pabesueshme se si në një vend si Italia, privatësia nuk mbrohet. Jam i detyruar të ndryshoj sërish numër, por nuk është një gjë e lehtë sepse ma komplikon shumë punën. Kam shumë probleme por më shumë më vjen keq për ato që i thuhen familjes time”, thekson 41-vjeçari për të përditshmen italiane.

 

Junaitid rivalizon Psg për Di Maria

Mançester Junaitid është i vendosur që të mposhtë PSG në garë për Angel Di Marian. Junaitid dëshiron edhe ta thyejë rekordin e klubit për Di Marian, raporton Daily Star. 57 milionë euro janë ato që dëshirojnë t’i shpenzojnë Djajtë për anësorin e Realit që madje edhe u konfirmua si lojtar i PSG-së por se kurrë nuk shkoi për t’u prezantuar. Tashmë pritet në ditët në vijim të shihet se ku do të shkojë argjentinasi, por me afrimin e Rodrigez lojtari i ka bërë ka bërë gati valixhet dhe pret vetëm emrin e klubit ku do të shkojë.

 

Garsai: Junaitid të forojë 100 mln euro për Strotman

Djajtë e Van Gal duhet të ofrojë 100 milionë euro për të ndryshuar mendimin e Romës për Kevin Strootman sipas teknikut Garsia. Trajneri hollandez është një admirues i 24-vjeçarit dhe e ka bërë shënjestër kryesore për këtë afat kalimtar. Mirëpo, duket se itlianët  nuk duan të dëgjojnë për këtë kërkesë. “Spekulimet, çfarë mund të them për Strootman? Ndoshta pasi të ofrojnë 100 milionë euro, mund të ulemi dhe të bisedojmë”, ka deklaruar tekniku verdhekuqve

 

Juanitid avancon në luftën për Vermalen

Mançester Junaitid është duke avancuar në garën për mbrojtsin e Arsenalit, Tomas Vermalen. Djajtë ende nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin, por klubi nga Old Traford ka rritur ofertën për pagën e lojtarit. Vermalen mezi pret që të largohet nga Arsenali, kurse francezi Venger dëshiron të marrë një zëvëndësues para se të largohet belgu. Barcelona mund të komplikojë planet e Junaitid,që  që po ashtu po kërkon një mbrojtës kualitativ. Katalanasit janë në gjendje që të ofrojnë deri në 25 milionë euro për lojtarin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency