AMF reagon për rritjen e siguracionit të makinave: Tarifat e liberalizuara, nga vetë kompanitë

0
120

Pas rritjes se çmimit për te gjitha llojet e makinave nga kompanitë e sigurimit ka reaguar dhe institucioni që monitoron tregun e sigurimit në vendin tonë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nëpërmjet një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e saj zyrtare shpjegon se tarifat e sigurimit të makinave janë sipas legjislacionit në fuqi. Sipas AMF tarifat e sigurimit të makinave janë të liberalizuara duke i dhëne të drejtën shoqërive të sigurimit që ne këtë mënyrë ti përcaktojnë vete ato sipas kushteve të tregut.

Më tej Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se në përcaktimin e çmimeve, shoqëritë e sigurimit marrin parasysh një sërë faktorësh risku dhe përvojën me dëmet e ndodhura. Ndër faktorët përcaktues të çmimit AMF thotë se janë ndryshimi i primit të rrezikut, shpenzimet e ndërmarra për pagesën e dëmeve, shpenzimet e tjera operative të shoqërisë, fitimi i shoqërisë dhe aspektet fiskale. Nga këto elemente Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përcakton nivelin e primit të rrezikut , i cili luan rolin e një primi orientues për kompanitë. “Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurrencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike. Synimi i AMF është mbrojtja e konsumatorit kryesisht nëpërmjet monitorimit të shoqërive të sigurimit që ato të respektojnë angazhimet dhe përgjegjësitë që kanë ndaj konsumatorëve”, citohet në reagim. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit ndonëse sistemi nonus-malus është gati për tu vendosur në funksion. Më herët AMF ka deklaruar se sistemi do të zbatohet vitin e ardhshëm.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here