Akuza e PD: “Mjetet e ushtrisë në shërbim të policisë”, Kodheli shkeli ligjin

0
153

Helidon_Bushati14shtatorPartia Demokratike akuzon ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se ka shkelur ligjin duke vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë. Dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar ka thënë një ditë më parë deputeti i PD-së Helidon Bushanit. Ai tha se dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie është një shkelje e rëndë.

“Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Minsirja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Media ka denoncuar faktet prej kohësh, por Ministrja e Mbrojtjes hesht. Eshtë koha që Prokuroria e Përgjithshme të tregojë vëmendjen e duhur ndaj këtij abuzimi me pasurinë publike, që ka kushtuar 12 milionë euro. Shkelja e ligjit dhe dëmi financiar i ardhur si pasojë kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe serioz. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë të mos  mbyll sytë para shkeljeve e shpërdorimit të qeverisë, të nisë menjëherë hetimin, të garantojë zbatimin e ligjit dhe të vërë shkelësit para përgjegjësisë”,-deklaroi deputeti i PD-së, Helidon Bushanit, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency