Aksidenti Gjirokastër-Kakavijë, rëndohet situata, shkon në 3 numri i viktimave

0
161

Rëndohet bilanci i aksidentit të mesditës në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, duke shkuar në 3 numri i viktimave si pasojë e përplasjes së një mjeti tip furgon me një automjet tip benz me targa të huaja. Viktimave A. Hasani punonjëse policie, një vajze të moshës 2 vjeçare u është shtuar edhe një person tjetër ende i paindetifikuar, ndërkohë që raportohet se nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të plagosur 7 persona. Punonjësja e policisë që më herët u tha se ishte me shtetësi kosovare udhëtonte në makinë me familjen e saj midis të cilëve edhe një vajzë dy vjeçe e cila ka humbur jetën dhe bashkëshorti i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here