Agron Çela i LSI-së padit Priftin: Kompania ime s’ka asnjë transfertë parash me DIA-n

0
119

 

 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela, hodhi poshtë dje deklaratat e Dritan Priftit se ai ka përfituar para nga kompania DIA. Përmes një deklarate për shtyp nga selia e LSI-së Çela i quajti shpifje të ndyra akuzat e Priftit, me të cilin tha se do të ballafaqohet në mënyrë ligjore. “Nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA, në kompaninë që unë kam drejtuar gjatë vitit 2011. Gjatë këtij viti unë kam qenë qytetar i thjeshtë dhe në 2013 u bashkova me LSI-në në prag të zgjedhjeve. Për shpifjet e ndyra të ordinerit Dritan Prifti do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe rrugë ligjore në prokurori. Mbështes e do votoj për një hetim të gjithanshëm dhe ndërkombëtar të çështjes. Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailajn, kanë qenë shokë e miq që në 1990. Ata po zhvatin popullin”, – theksoi Çela. Dy ditë më parë Dritan Prifti në një intervistë televizive tha se deputetë të LSI-së kanë marrë para nga kompania DIA, duke përmendur specifikisht emrin e deputetit të LSI-së në qarkun e Shkodrës, Agron Çela.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here