A mund të prodhojë edhe Shqipëria një profil vrasësi si të Mynihut

0
122

Një 18-vjeçar qëllon pa dallim njerëzit në një qendër tregtare në Mynih dhe vret së paku 9 vetë.

Pas një nate në gjendje të jashtëzakonshme, shtrohet pyetja pse?

Mediat gjermane thonë se Ali Sonboly, 18 vjeçari, i cili vrau 10 persona mbrëmë në Munih, në Qendrën Tregtare, ka qenë “i sëmurë psikik”

Ato bëjnë me dije se Sonboly është dhunuar verbalisht për shtatë vite gjatë shkollës së tij.

Mirëpo, erdhi një kohë, nga një dhunim i një fëmije të vogël, i një nxënësi që fare mirë një të ardhme mund të ishte një mësues, inxhinier, mjek edhe një punëtor shembullor, por kurrë një vrasës, po ja që ndodhi.

Ngjarja e Mynihut, në pamje të parë, të krijon bindjen se mund ti përkasë veçse trullit ku lindi dhe, me të vërtetë, ashtu do të duhej të ishte.

Por si të gjitha tragjeditë që kanë në qendër njeriun, tamam-tamam, zemrën e tij, për fat të keq të gjithsecilit nga ne, ato nuk kanë një trull të vetëm, të shkëputur nga pjestarët e tjerë të botës, por është pjesë e saj.

Pak kohë më parë, në disa shkolla shqiptare janë vënë re shembuj ekstrem të dhunës dhe denigrimit të njëri-tjetrit nga nxënës shkolle, madje askush nuk i ka kushtuar rëndësi këtyre shfaqjeve ekstreme të tyre.

Por pyetja që shtrohet pas kësaj tragjedie që ndodhi në Mynih, është pak a shumë e tillë: A rrezikon shoqëria shqiptare nga kjo mënyrë sjellje, nga kjo kulturë që ekziston në shoqërinë tonë edhe pse ajo duket fare normale?opinion

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here