Horoskopi ditor, 10 janar 2013

horoskopDashi 
Sot ata që janë në një lidhje do e përforcojnë bashkëpunimin dhe do rifillojnë disa gjëra nga e para me baza të reja. Do ndiheni edhe më mirë. Beqarët nga ana tjetër do ndihen sërish vetëm. Mos e lëshoni veten sepse shumë shpejt do vijnë edhe surprizat për ju. Tek financat planetët do ndikojnë negativisht. Nuk do i keni idetë e qarta dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Kujdes!

Demi 

Do bënit mirë të qëndronit larg partnerit madje edhe “të zhdukeshit” për disa kohë. Vetëm në këtë mënyrë do e kuptonit sa ju dashuron ai. Për beqarët mund të ndodhin disa gjëra të veçanta të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Përgatituni! Situata financiare do jetë më e mirë se disa ditë më parë. Buxheti jo vetëm që do stabilizohet por mund të ketë edhe përmirësime.

Binjakët

Ndikimi i madh i Diellit në jetën sentimentale të çifteve mund të sjellë probleme të mëdha sot. Do debatoni për disa tema të nxehta të cilave ende nuk iu keni dhënë një zgjidhje. Nëse jeni ende beqarë do ishte mirë t’i merrnit gjërat shtruar dhe të mos nxitoheshit. Perspektivat financiare do jenë të mira. Mërkuri do iu mbrojë dhe nuk do iu lejojë të shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Humori juaj do ndikojë së tepërmi në ecurinë e jetës në çift gjatë kësaj dite. Bëni shumë kujdes mos e teproni me asgjë sepse do kishit probleme të mëdha. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Beqarët do kërkojnë shumë por me kot. As sot nuk do e gjejnë personin që po kërkojnë. Influenca e planetëve nuk do jetë pozitive tek financat. Kujdes me çdo shpenzim që do bëni

Luani

Saturni do e përkeqësojë jetën në çift gjatë kësaj dite. Mos këmbëngulni më shumë sesa duhet për diçka duke thënë se ajo që thoni ju është e duhura, mund edhe të gaboni. Nëse jeni vetëm, kujdes. Saturni do iu nxitë të flirtoni me dikë që nuk iu përshtatet aspak. Në planin financiar duhet më tepër maturi se kurrë. Po shpenzuat pa menduar do keni probleme të mëdha.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni mundësi ta shijoni më së shumti jetën tuaj sentimentale. Do e përforconi lidhjen dhe do flisni hapur për tema të ndryshme. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me takime. Dikush mund të jetë personi që keni kërkuar. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të mëdha por as vështirësi.

Peshorja

Duke filluar që sot lidhja juaj do marrë një tjetër drejtim edhe më të mirë. Partneri do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe t’iu bëjë të ndiheni si mbi re. Beqarë të dashur, ju do gjendeni sot në ambientin më të përshtatshëm për të gjetur personin ideal. Kërkoni! Shumë maturi kërkohet në planin financiar. Nëse nuk shpenzoni pa u menduar situata edhe mund të stabilizohet.

Akrepi

Nëse e acaroni partnerin me biseda të kota, do dilni ju të humburit. Tregohuni paksa më dinakë dhe më diplomatë nëse doni që ai të mos iu ndahet për asnjë çast. Për beqarët do ketë gjëra të reja. Që sot gjithçka do ndryshojë në jetën tuaj sepse një person i ri do behët pjesë e saj. Në planin financiar ,Mërkuri do iu shtyjë të shpenzoni pa limit. Kujdes mos e teproni.

Shigjetari

Ka rrezik të lindin konflikte gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Atmosfera nuk do jetë aspak ajo që keni pritur kështu që tregohuni të matur me çdo gjë që do thoni. Beqarët do levizin çdo gur për ta gjetur personin e ëndrrave. Nëse nuk dorëzoheni shumë shpejt do e arrini objektivin. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni investimet e duhura. Buxheti do jetë i ekuilibruar.

Bricjapi

Lidhja juaj ka rrezik të kalojë një fazë delikate sot. Komunikimi do pakësohet dhe kjo do jetë pika më delikate. Beqarët nga ana tjetër do fillojnë projekte të rëndësishme dhe nuk do kenë fare kohë të mendojnë për dashurinë. Gjithsesi duhet thënë se disa persona po iu studiojnë nga larg. Marsi do ndikojë së tepërmi tek financat dhe çdo gjë do shkojë më mirë sesa e kishit menduar.

Ujori

Mjedisi yjor do jetë i përshtatshëm sot për një jetë sentimentale më të bukur. Do flisni pa dorashka me atë që keni në krah dhe do i shprehni çdo gjë. Edhe për beqarët pritet të ketë të reja interesante. Tregohuni më të hapur dhe mos neglizhoni ftesat që do iu bëhen. Financat do jenë goxha të mira dhe të qëndrueshme. Bëni investimet që keni menduar prej disa kohësh.

Peshqit

Jeta në çift do jetë më e bukur sesa ju e kishit menduar. Atmosfera do jetë më romantike dhe më seksuale se disa kohë më parë. Edhe ata që kanë pasur disa mosmarrëveshje do ndihen më të qetë. Nëse jeni beqarë, të tillë do ngeleni edhe sot. Megjithatë miqtë do t’ju bëjnë ta harroni këtë çështje. Financat do kenë disa ndërlikime. Qëndroni me këmbë në tokë që të mos gaboni.

 

 

 

Share it :