Kush ishin Tempullarët? Cilat ishin sekretet e Urdhërit Mistik të tyre

0
846

Ishte 18 marsi i vitit 1314, ne Paris, kur ne nje ishull te vogel te lumit Sena eshte pare per here te fundit Mjeshtri I Madh i Kaloresve Tempullare, Jacques de Molay se bashku me disa kalores te tjere.

Keta ishin te famshmit Tempullare. Rreth tyre jane shkruar nje numer i jashtezakonshem librash. Te shumte jane misteret qe e rrethojne kete Urdher te fuqishem prifterinjsh-luftetare.
Po ku konsiston ky sekret i tmershem I tyre ? Ekziston valle thesari perrallor i
Urdherit ? Cfare dihet sot per keta kalores te famshem ?

Te pakten, per kete pyetje te fundit, ndoshta, mund te jepet ndonje pergjigje nepermjet atij qe quhet « Dokument Rubant » , pak i njohur per opinionin e gjere.

Ky material bazohet mbi nje tekst te datuar 11 prill 1308. Ky dokument afirmon, midis te tjerash, se Filipi i Bukur ( Mbreti I Frances ), siç quhet ne dokumentet tempullare, pa e kuptuar, ishte vene ne zotrim te riprodhimeve te shkelqyera, nxjerre ne drite shume kohe me pare, ne rast se organizohej nje sulm i pakontrollueshem dhe I paperballueshem kunder Urdherit, shkruan standard.al

Keshtu pra , nese i quajturi « Dukumenti Rubant » eshte i vertete, ashut siç duket se eshte, atehere eshte i kuptueshem dhe i panevojshem nga pjesa me e madhe e historianeve, sepse per Milicine e Tempullit dihet shume pak.

Fakt eshte se deri me sot jane studiuar edhe shume dokumenta false.

Cili eshte pra ky sekret i tmerrshem i mbrojtur me kaq zjarr, deri ne sakrifikimin e jetes se Jaques de Molay ?

Ai u briti keshtu inkuiziatoreve te tij, me 26 nentor 1308 : « Do me pelqente shume t’ju flisja per disa gjera, sikur te mos ishit keta qe jeni, e sikur te ishit te autorizuar per t’i degjuar « .

Mos ndoshta ishte Graal, simboli i dijes, ai qe mbrohej me kaq skrupulozitet nga Urdheri Shenjti Graal, shkruan Introvinji.

Nuk eshte vetem gjaku me fisnik, i destinuar per te mbreteruar te gjithe boten,por atij qe mundet te hyje ne kontakt me energjine nepermjet ritualeve te percaktuara do t’i garantoj deri pavdekesine » ( Miti i Graal-it ).

Robert Charoux tek Libri i sekreteve te tradhetuara Milano 1969 ) shkruan : « Tempullaret konsideroheshin si mbajtesit dhe vijuesit e nje misteri te nje rendesie thelbesore per te cilen asnje profan-qofte ky edhe vete Mbreti i Frances-duhej te ishte ne dijeni ».

Prej nje deklarate te bere gjate procesit te Jacque de Molay merret vesh edhe nje fakt tjeter i jashtezakonshem.

Me 11 prill 1309 u therrit si deshmitar Mjeshri Radulphe de Praellis, i cili deklaroi, nen betim, se eshte nje kalores tempullar, i quajtur Gervais i Komandes se Laon, i kishte treguar se Urdheri ruante nje sekret te nje rendesie te tille qe do te preferonte me mire t’i hiqnin koken se sa ta tregonte ate ,shkruan standard.al, ishte diçka aq e fshehte sa nese Mbreti I Frances do ta kishte pare, do te denohej me vdekje prej Tempullareve qe e ruanin si gjene me te shenjte kete sekret.

Disa historiane jane te mendimit se ekzistonte nje shoqeri e fshehte midis drejtuesve te Urdherit dhe ata qe ishin deklaruar zyrtarisht si Mjeshtrit e Medhenj nuk ishin drejtues te vertete te Urdherit.

Ndryshe si mund te shpjegohet ajo qe thote ne proçes Mjeshtri i Madh Jacque de Molay: « Une jam vetem nje kalores i thjeshte »! Te njejten gje deklaroi gjate proçesit kunder Jacques de Molay edhe Mjeshtri tjeter i Madh Geoffroy de Gonoville, qe deklaroi: » Eh, por une jam krejt i pazoti per te mbrojtur apo per te demtuar Urdherin ».

Jean Marques-Riviere shkruan se: « Ekzistonte ne gjirin e Tempullareve nje grup qe kishte perqendruar ne duart e tij sekretet e fuqise, i cili mbeshtetej nga nje rreth ezoterik rigoroz ».

Robert Ambelain eshte i te njejtit mendim me ate te historianit Wilke, por ai shkon edhe me tej, duke i dhene edhe nje emer ketij grupi, duke e quajtur ate « Tempulli i Zi ».

Ekzistonte pra midis Tempullareve nje tjeter « Urdher sekret » ?

Disa studiues jane te bindur per kete gje duke thene se behet fjale per « Prioratin e Sionit « (Prieure de Sion), urdher i cili edhe sot e kesaj dite mendohet se eshte aktiv e, midis detyrave te tyre te fshehta, eshte dhe ajo e restaurimit te dinastive mbreterore jo vetem ne France por ne te gjithe Evropen.

Vlen per te theksuar se 1188 prej trungut fillestar te Urdherit te Tempullareve ka ndodhur gjate nje episodi legjendar, te njohur ne histori.

Mirpo çeshtja eshte shume me e nderlikuar se kaq. Nga vezhgimet duket edhe se ne brendi te Urdherit ngjizeshin kulte sekrete dhe se nje lloj ezoterizni
tempullor ka ekzistuar me siguri midis tyre.

Per fat te keq, siç shkruan Lavisse ne vepren e tij « Historia e Frances », fshehtesia e aktivitetit te tyre ishte absolute : « Te gjitha punet e Tempullit kryheshin ne fshehtesine me te madhe; rregullat e shkruara ekzistonin vetem per nje grusht Tempullaresh;leximi i tyre ishte i rezervuar vetem per me te paret ne rang; shume Tempullare nuk ishin vene kurre ne dijeni per kete gje??.

Kaloresi tempullar Gaucerand de Montpezant, nje fis i larget i mbreteroreve te Danimarkes, ka pohuar: « kemi tre ligje qe askush nuk do t’i njohe kurre, me perjashtim te Zotit, te Djallit dhe te Mjeshtrave ».

Gjithashtu fakt i sigurte eshte edhe se filozofet Arabe kane pas influencuar mjaft ne rradhet e Kaloresve te Tempullit. Me siguri Urdheri pati ndjekur elemente doktrinore dhe rituale te ndryshme te ezoterizmit oriental.

Ai u has me fluksin e mjaft bashkesive ezoterike Muslimane se bashku me pershkrimin prej tyre te nje bote ndryshe, te bashkuar dhe per nje urdher te ri social boteror.

Nuk eshte e tepert, per sa i perket kesaj ideje, te kujtohen ambiciet e Frederikut II te Hohenstauffen, te te ashtequajturit « Zot I Botes », perandor I Gjermanise, mbret I Rumuneve, Mbret I Siçilise, Mbret I Jeruzalemit qe, ne fund te shekullit XI ishte ende nje legjende.

Saba Malespini shkruan per te: « Ky Cesar I ri, qe ishte sovrani i vertete i botes dhe lavdia e te cilit ishte perhapur ne te gjithe universin, duke besuar pa asnje hezitim zerat se mund te behej i barabarte me zotat nepermjet studimit te matematikes, filloi te rremonte deri ne rrenjet e mistereve te qiellit ».

Mos valle pikerisht ky projekt i tij ndiqej edhe prej Tempullareve ?

Frederico II, u vu ne zoterim te nje diçkaje te tmerrshme qe rastisi ta zbulonte nepermjet nje anagrame, ende edhe sot te padeshifruar.

Ne keshtjellen e tij Malore, ne Pulia, teresisht e ndertuar sipas stilit te arkitektures se Tempullit te Solomonit ( ja kater masat-kryesore [çelesi]: 60-30-20-12 kubit ), mbi nje skulpture femerore te pergjunjur prane nje kaloresi ai skaliti keto germa misterioze : D8 I D CA D BLO C L P S H A2.

Ne kete formule enigmatike, te risjelle ne drite nga Robert Charroux, eshte skalitur sekreti I Frederikut II dhe I keshtjelles Malore.

Frederiku II, me 1228, ne San Giovani d?Acri, megjithese i goditur prej mallkimit papal, kishte marre pjese gjithesesi ne Tavolinen e Rrumbullaket te Kalorserise me te mire boterore: Tempullareve,Spitalatoreve, Teutonikeve, saraçeneve Falas, Turqeve,Batinyah, Rabitet e Spanjes, etj., te gjithe te mbledhur per Paktin Sekret.

Kjo eshte pikenisja e Kaloresise se Urdherave te fshehte fillestare.

Pikerisht ketu, ne fund te fundit Tempullaret u zhveshen perfundimisht nga doktrina per te cilen ata ishin krijuar, prej ezotercizmit te tyre e prej « sekretit » te tyre te parrefyeshem I cili determinoi zhdukjen e tyre.

Eshte me shume se e mudshme qe milicia e Tempullit te kishte lidhje te fshehta me organizata te tjera ezoterike dhe praktikonte rituale teper te fshehte.

Midis detyrave te tyre, ishte dhe ajo e venies se botes nen nje autoritet suprem. « Efektivisht ngjan,- vazhdon Charroux – se endrra me e madhe e Urdherit, qellimi suprem I aktivitetit te tyre te kete qene ringjallja e konceptit te Perandorise? qe ne kete rast do te thote Lindja Islamike dhe Perendimi Kristian?

Nje lloj federate shtetesh autonome nen drejtimin e dy shefave, njerit shpirteror, Papa; tjetrit politik, Perandori, te dy te zgjedhur dhe te varur nga njeri-tjetri. Dhe mbi papatin e perandorin, nje autoritet suprem, misterioz. Kush ishte ky
autoritet suprem ?

Tempullaret ishin zhytur ne ezorcizem, dhe fale influeces se tyre sekti katar i Albigezeve, u shndrua esencialisht ne nje levizje « sufi », me koncept per njeriun e plazmuar ne çdo gje nen modelin ideal te « Pir », domethene te « te urtit te madh » te sekteve sufi.

Nderkohe qe fuqia magjike qe ato ia atribuonin Sacro Graal-it te shenjte (vazoja e perdorur nga Jezusi per darken e fundit e ne te cilen eshte grumbulluar i gjithe gjaku i tij ) ishte e njellojte me fuqine magjike te atribuar Khidr,domethene mantelit jeshil flakerues te parajses sufi.

Serish analoge me ato sufi ishin teorite katare rreth krijimit te nje shoqerie teokratik. Serish sekrete okulte te padeshifrueshme.

Enigma te pazgjidhura si ajo qe i perket thesarit te famshem te tempullareve. Ata kishin arritur nje pasurim te madh,peshperitej se ata praktikonin artin e alkimise.

Ne shekullin e kaluar nje zbulim i jashtezakonshem i dha me shume force kesaj hipoteze ; u gjeten, aty ku kane patur qendren dy komanda te Urdherit, ne Borgonje (Essarois), dhe ne Toskane (Volterra), dy kutiza te vogla antike, te ilustruara me figura dhe simbole alkimike.

Studiuesi Von Hammer deklaroi se kutizat ishin pa pike dyshimi me origjine tempullore. Nje zbulim tjeter i jashtezakonshem i dedikohet Theodor Mertzdorff, studiues skrupulo gjerman, i cili me 1877, i paraqiti shtypit nje dokument tempullor, te gjetur ne Hamburg, qe permbante nje numer rregullash.

Ja çfare thote artikulli 19 i ketij dokumenti: » Eshte e ndaluar, neper vendqendrimet ku vellezerit nuk jane te zgjedhur, te punohet me disa shkenca te ndermjetme filozofale, e ne kete menyre te perpunojme metale prej te cileve dalin ari dhe argjendi. Kjo gje behet vetem neper vende te fshehta ».

Thuhet se Mjeshtri i fundit i madh de Molay, zgjodhi fshatin frances Arginy per te fshehur « thesarin ».

Urdherit prej dy Kaloresve

Ne tunelet e erreta te keshtjelles se se Arginy, qe shtrihet mbi nje rrjet galerishe te fshehta, te cilat Daniel Reju i pershkruan: « fshat I izoluar midis Aone dhe Beaujolais », duhet te kete ndonje gje te paimagjinueshme.

« Kulla e Tete Bukurive « , e ashtequajtur edhe « Kulla e Alkimise » per shenjat magjike misterioze dhe simbolet alkimike te dizenjuara neper muret e saj, eshte konstruksioni me antik i keshtjelles dhe u be objekt i vizitave te pafundta te studiuesve dhe pelqyesve te ideve ezoterike, midis te cileve dy personazhe te jashtezakonshem Eugene Canseliet dhe Armand Barbult,shkruan standard.al
Ajo çfare gjeten apo deshifruan keta alkimiste ende nuk eshte bere e ditur. I famshmi « thesar » i Tempullareve mbetet akoma mister i pazgjidhur ndaj mund te kete te drejte Andre Douzet kur shkruan: « Ndoshta autori francez Robert Charroux e gjeti çelesin kur deshifroi kete pjese nga libri I Breyer: {Mendo me ngulm : arti i madh eshte dija}.

Njohja e misterve sublime eshte tejskajmerisht e rrezikshme, kur mendon se ende edhe sot e kesaj dite ende gjithçka mbeshtillet me nje vello te plote misteri.

Eshte nje mister I pa depertueshem qe duket se misheron fjalet e Ja’far Sadiq (ob. 148/765) : « Kauza jone eshte nje mister i madh, misteri i diçkaje qe eshte e tille, nje mister qe vetem nje mister tjeter mund ta zbuloje: eshte misteri i nje misteri qe mbeshtetet mbi nje mister »./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here