71-VJETORI /Heronjtë e çlirimit të Tiranës mbi kullën e tankut

4
316

 

 

clirimi i tiranesMark Brunga

Në datën 17 nëntor mbushën plot 71 vjet nga çlirimi i kryeqytetit të vendit Tiranës. Fotot e shumta që trashëgohen nga ajo kohë, të bëra nga vetë sulmuesit partizanë, aleatët anglo-amerikanë si dhe nga vetë gjermanët, tregojnë për një kryeqytet ku është zhvilluar një luftë e ashpër mjaft e përgjakshme, e cila nuk mund të anashkalohet dhe të minimizohet ne faqet e historisë. Kryeqyteti ynë Tirana që u çlirua me gjak ishte dhe kryeqyteti i parë në Evropë i liruar tërësisht me forcat e vetë popullit të armatosur. Ashtu siç ishte dhe qyteti që i dha Evropës çetën e parë luftarake në luftën e dytë botërore, kundër fashizmit, çetën e Pezës. Këto janë vlerat e mëdha patriotike dhe historike të Tiranës dhe 17 nëntorit, datë kur u realizua marrja e kryeqytetit, simbolit të fitores të popullit kundrejt pushtuesit fashist që kishte gjakosur botën mbarë. Çlirimi me luftë i Tiranës, pas një darë të çeliktë të rrethimit partizan që i u bë, në shumë raste çoi deri në fragmente betejash të zhvilluara shtëpi më shtëpi, si ne epopenë e Stalingradit. Dara e rrethimit nuk u la pushtuesve dhe as bashkëpunëtorëve të tyre mundësi frymëmarrjeje. Në përshkrimet historike të kësaj periudhe është theksuar: “Më 25 tetor, qeveria e kryesuar nga Ibrahim Biçaku dha dorëheqjen dhe shumica e anëtarëve të saj ju bashkëngjitën kolonave gjermane që po braktisnin qytetin. Luftimet vijuan për gati tre javë, për t’u mbyllur në të gdhirë të 17 nëntorit, me tërheqjen e praparojës gjermane nëpërmjet rrugës së Durrësit, në drejtimin Tiranë-Vorë-Shkodër”.

 

Shkatërruesit e bunkerit të çeliktë

Në analet e luftës është folur shumë për një tank të groposur dhe luftën e përgjakshme që është bërë për ta mposhtur kullën e çeliktë që ishte kthyer në një fortino të tmerrshme. Gjermanët kishin shkatërruar shatërvanin dhe ne gropën e hapur kishin future makinën luftarake, e cila tashmë në vend të ujit të shatërvanit nxirrte breshëri vdekjeprurëse nga gryka e një mitralozi të rëndë të instaluar në të. Ka dëshmi që për marrjen e sajë kanë humbur jetën shume partizanë, pasi fortina e veçantë ishte pengesa kryesore që pengonte sulmet e ashpra të partizanëve për të pushtuar qendrën e kryeqytetit. Pasi u neutralizua kjo qendër zjarri, partizanët, sipas dëshmive, u përpoqën që ta orientonin në drejtim të rrugës së Durrësit, rrugë nga e cila u tërhoqën gjermanët, por nuk mundën. Ajo ishte fiksuar që të funksiononte vetëm nga drejtimi i sulmeve partizane.

Në foton e bërë ditën e fitores ne Tiranë mbi kullën e tankut në sheshin “Skenderbej” tregohet: nga e majta: Ferit Radovicka (n/komandant i Br 1 S), Muhamet Prodani (Komandant i Br 1 S), Dhori Panariti (i ngarkuar me punët e rinisë së Divizionit 1S). Janë ata që së bashku me luftëtaret e tjerë e mposhten bishën e celiktë. Rreth jetës së Muhamet Prodanit shprehet ish Komandanti i Brigadës I Sulmuese ne Tiranë në vitet 70 te shekullit te kaluar, Doktor i Shkencave Ushtarake Kolonel Novruz Zeinati. Sipas Kolonel Zeinatit: “Muhamet Prodani është shquar për trimërinë e tij të jashtëzakonshme dhe ka marrë pjesë në të gjitha luftimet dhe aksionet e Çetës Partizane të Kolonjës. Ai u shqua në aksionet e Vithkuqit, në Urën e Kovacit, në luftën e Leskovikut, në operacionet e Kuqarit dhe të Përmetit. Me krijimin e batalionit “Hakmarrja” mori pjesë dhe drejtoi së bashku me Petrit Dumen të gjitha luftimet e batalionit në krahinën e Kolonjës, të Devollit, e të tjera, derisa u rreshtua në brigadën e I-rë Sulmuese. Qysh në ditët e para të formimit brigada e pagëzoi rrugën e sajë luftarake në betejën e Vithkuqit dhe të Shtyllës. Muhameti luftoi në krye të batalionit të vet në Pogradec, Patos,Vlorë, Dukat, në Dunicë të Mokrës, në Tendën e Qypit, në Martanesh, Labinot, Mushqeta, dhe në kryeqytetin e vendit Tiranë ku drejtoi luftimet heroike të Brigadës I Sulmuese, me cilësinë e komandantit të sajë së bashku me Arif Haskon si komisar i sajë”. Kolonel Zeinati tregon përveç rrugës luftarake edhe nderimet që i janë bërë: “Për merita të veçanta ne LANÇ dhe pas çlirimit, gjeneral lejtnant Muhamet Prodani merr nga Kuvendi Popullor titullin e lartë “Hero i Popullit” si dhe 14 urdhra e medalje të tjera. 2 Medalje i janë akorduar edhe nga Presidenti i Federatës Ruse Boris Jelcin si pjesëtar i Luftës së II Botërore”.

 

Dita e çlirimit në dokumentet gjermane

 

Duke u bazuar ne dokumentacionin e pushtuesve nazistë, mësojmë se beteja ka qenë tejet e ashpër. Ne dosjen me dokumentet të Shtabit të Përgjithshëm të Vermahtit gjermaneve AIH DUGJ te datës 27.11.1944 përshkruhet sulmi i fuqishëm partizan: “Në të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit ishte një zjarr i vazhdueshëm i forcave partizane. Nga të gjitha dritaret, nga ballkonet dhe çatitë u hap zjarr me pushkë, mitraloza dhe granata dore. Bloqe të veçanta ndërtesash, në të cilat gjendeshin trupa gjermane, qëlloheshin pa pushim me zjarr të fuqishëm me mitraloza dhe artileri, breshëritë e të cilave erdhën duke u shtuar deri ne mbrëmje me intensitet të madh”.

Duke u bazuar ne dokumentacionin shtetëror në luftën për çlirimin e Tiranës kanë rënë në fushën e betejës 227 partizanë. Armiku ka lënë më shumë se 2000 ushtarë dhe oficerë të vrarë, 500 robër, një sasi të madhe të pallogaritshme armatimi trofe nga të cilat përmendim edhe 25 topa, 4 tanke, 200 automjete, 120 kafshe, mitraloza, pushkë, automatikë dhe rreth 250 karro me materiale të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. Sipas qytetareve tiranas e gjitha cfare quhet per nje lufte te pergjakeshme eshte RRENE E MADHE TE TE NGRITUR NE QIELL LUFTEN PARTIZANE.nuk jane vrare 200 gjermane edhe kjo rrene.Nje bunker i vogel mbante nen zjarr ca partizane qe nuk ja mbante te afroheshin.Ky bunker mbante gjalle rruget per terheqjen e forcave gjermane qe vinin nga Greqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here