Standard.al

Tomini: Karantina do të jetë ‘guri i fundit’ përkundrejt shtrëngimit të masave…Çfarë pritet??

0

Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. Koronavirusi dhe mutacionet e tij ende të pakonfirmuara kanë kaluar në trasmetim komunitar.

Mbi 1 mijë persona konfirmohen të infektuar në ditë, me dhjetëra të prekur të tjerë që nuk hyjnë në sistemin publik, po rriten vdekjet, ndërsa kapacitetet e 6 spitaleve Covid po shkojnë drejt ezaurimit.

“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara, reflektuar jo vetëm me pozitivitetin, por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, u shpreh Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini për A2CNN.

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, shton Tomini.

Eugena Tomini, eksperte e komitetit teknik dhe zv.ministre e Shëndetësisë, tregon se 16 raste në vend janë konfirmuar të riinfektuar nga koronavirusi.

Në 25 shkurt, përfundon afati i masave të vendosura nga komiteti i ekspertëve. Ditën e mërkurë pritet mbledhja dhe vendimet e radhës. Burime nga komiteti bëjnë të ditur se nuk priten masa shtesë dhe as ashpërsimi i mëtejshëm i kufizimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.