Standard.al

Këto 8 ushqime e bëjnë trupin të mbajë aromë të mirë…

0

Të kesh erë të keqe të trupit mund të jetë e turpshme. Ndërsa aroma jonë diktohet kryesisht nga gjenetika, ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga ushqimi që konsumojmë.

Më poshtë janë listuar disa ushqime që ndikojnë në aromën e trupit tuaj.

Kos vs qumësht

Kulturat aktive të pranishme në kos ulin sasinë e përbërjeve sulfite që shkaktojnë erë. Gjithashtu, vitamina D e pranishme në kos ndihmon në luftimin e baktereve të pranishme në gojë, duke ulur kështu erën e keqe të gojës. Nga ana tjetër qumështi përmban kolinë e cila mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Çaj bimor vs kafe

Çaji bimor është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve. Sa më pak toksina të ketë trupi, aq aromë të mirë mund të mbajë. Kafeja ose ndonjë pije me kafeinë mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Mollë vs lulelakër

Për shkak të vetive detergjente natyrale, mollët ndihmojnë kundër erës së keqe të gojës. Lulelakra nga ana tjetër përmban kolinë, një lëndë ushqyese e ngjashme me vitaminën B e cila mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Portokalli vs kungulli

Frutat agrume kanë erë të shkëlqyeshme dhe përthithen lehtë nga trupi, duke ju dhënë kështu një mënyrë të shpejtë për të përmirësuar erën tuaj të përgjithshme. Nga ana tjetër, kungulli përmban kolinë e cila metabolizohet në trimetilaminë. Akumulimi i trimetilaminës në trup mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Kardamom dhe kanellë vs hudhër dhe qepë

Kardamomi dhe kanella jo vetëm që e bëjnë ushqimin të shijshëm por edhe ju bëjnë më të dëshirueshëm duke ju dhënë një erë të freskët dhe të këndshme për një kohë të gjatë. Në të kundërt, hudhra dhe qepa përmbajnë përbërje organike të squfurit të cilat metabolizohen dhe eliminohen kryesisht përmes poreve në trup duke shkaktuar erë të keqe të trupit që të burojë nga trupi.

Selino vs asparagus

Selinoja ndihmon trupin tuaj të lirojë feromonet, duke ju bërë kështu të dukeni më tërheqës për seksin e kundërt. Acidi asparagusik në asparagus ndahet në përbërje squfuri që mund t’ju japin erë të padëshirueshme të trupit.

Peshk i bardhë vs mish i kuq

Një studim ka treguar se gratë e perceptonin aromën e trupit të burrave që kishin një dietë pa mish për dy javë si më tërheqëse dhe të këndshme në krahasim me ato që konsumuan mish të kuq. Tretja e peshkut nuk çliron të njëjtat aroma të pakëndshme që çlirohen gjatë metabolizimit të mishit të kuq. Pra, nëse planifikoni të shkoni në një takim, është më mirë të hani peshk sesa mish të kuq.

Farat e fenugreek vs fara kungulli

Farat e fenugreek ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin tuaj të tretjes dhe ndihmojnë në procesin e largimit të toksinave që shkaktojnë erë të keqe të trupit. Farat e kungullit përmbajnë nivele të larta të kolinës dhe është një agjent i njohur që shkakton erën e keqe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.