Standard.al

Flamuri i “rreckosur” në lapidarin e Shote Galicës në Fushë-Krujë, aktivisti vendos flamurin e ri

0

Aktivisti Aulon Kalaja ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës në lapidarin e Shote Galicës në Fushë-Krujë.

Kalaja shprehet se ka marrë shtysë për aktin nga një measazh ardhur në adresë të tij, për flamurin e rreckosur që rrinte mbi lapidar.

“U zgjova sot nga një mesazh i mikut tim Erion Kristo, që shprehte shqetësimin për flamurin e vjetëruar dhe të rreckosur, në lapidarin e luftëtares së lirisë Shote Galica, në qytetin e Fushë-Krujës. Vendosa një flamur të dy shteteve shqiptare në botë, Shqipëria dhe Kosova. Një detyrim moral mbi të gjitha për mua, që kam mbaruar Shkollën e Mesme të Pergjithshme ‘Shote Galica’ në Fushë-Krujë. Nder dhe respekt për veprën e heronjve tanë”, shprehet ndër të tjera Kalaja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.