Standard.al

Basha: Kur fiton sipërmarrja, fitojnë punonjësit, familjet po edhe shteti! Me planin tonë fitoni të gjithë…

0

Shqipëria fiton” nuk është slogan i kësaj fushate të Partisë Demokratike, por filozofia e saj e gjithëpërfshirjes në programin e saj qeverisës pas 25 prillit.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e shpjegoi përse këto dy fjalëto  mbizotërojnë në fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, gjatë një takimi me sipërmarrës në zonën e autostradës Tiranë – Durrës.

“Me planin tonë fitoni të gjithë, – shpjegoi Basha. –  Fitoni ju si sipërmarrje prodhuese, fitojnë punonjësit tuaj që janë të gjithë kryefamiljarë, fitojnë familjarët e tyre e natyrisht fiton edhe shteti, sepse rritet baza. Pra fiton Shqipëria!

Nuk e themi kot “Shqipëria fiton”. Nuk është slogan! Është filozofia jonë e gjithëpërfshirjes dhe aksesit në vendimmarrje dhe në të mirat që vijnë nga vendimmarrja.

Le ta themi shkoqur fare. Në qoftë se në vendimmarrje janë përfshirë pesë veta, ata pesë do të përfitojnë.

Në rast se në vendimmarrje përfshihet përmes konsultimit, i gjithë faktori, në këtë rast biznesi prodhues, do të përfitojë i gjithë faktori prodhues.

Përmes jush do të përfitojnë të gjithë punonjësit tuaj, dhjetëra mijë, qindra mijëra. E njëjta gjë edhe për sa i përket sipërmarrjes së vogël dhe të mesme, biznesit të vogël dhe të mesëm.

Dje u futa në një dyqan në qendër të Tiranës dhe gjëja e parë që më tregoi ishte një gjobë 500 mijë lekë!!! Pa asnjë justifikim! Po ku të ankohet?! Këtej thotë , – iu referua Basha qeverisë, – i kam zeruar taksën biznesit të vogël e me një gjobë i kishte marrë dy rroga! Se aq  nxirrte: 250 mijë lekë të vjetra në muaj për bukën e gojës. Punonte vetëm dhe bashkëshorti – që të dy ishin me KEMP, i shoqi mund ta ndihmonte dy orë në ditë.

Me një gjobë të vetme atë biznes e kishte futur në gropë. Po sa biznese të tjera ka futur në gropë?!”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.