Standard.al

Basha komenton premtimin e Ramës për rritjen e pagës minimale: Duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve…

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku ka ndarë me ta situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së.

Basha tha se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që katër muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet.

Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve.

Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën. Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata.

Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia. Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 milionë euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte.

Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve,” shpjegoi Basha.

Mes të tjerash Basha komentoi dhe deklaratën që bëri sot Rama, ku tha se do të rriste pagën minimale.

“Kollaj është që të thuash; “do të rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë.

Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj.

Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti.”, theksoi lideri demokrat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.