Standard.al

“Vaksinimi i personaliteteve”/ Bushati: Është pjesë e fushatës, duhet t’i themi njerëzve të vërtetën që nuk ka vaksina

0

Procesi i vaksinimit të personaliteteve të moshuar mbi 80 vjec është cilësuar si ndarje preferenciale dhe seleketuese. Padyshim që reagimet dhe debatet vazhdojnë të jenë të forta lidhur me këtë temë.

Vaksinimi i Margarita Xhepës, Dhimitër dhe Roza Anagnostit, Tinka Kurtit, Alfred Moisiut dhe personaliteteve të tjera ka sjellë debate dhe në emisionin Open.

Analisti Andi Bushati është shprehur se kjo zgjed

hje nga ana e qeverisë për tu vaksinuar personalitetet është pjesë e fushatës.
“Padyshim që është pjesë e fushatës.7000-8000 doza vaksine nuk janë asgjë, jemi një vend pa vaksinë.Për të mbushur këtë boshllëk ka dy rrugë ose një sjellje e përhumbur.Në vend të kësaj qasje u bë një tjetër.kjo është tulla e parë që prodhoi propagandë.Vaksina në rinas, ky në rinas, vaksina në stadium, ky në stadium.
U nxit një debat fals për të fshehur problemin real. është një debat që e shpikën mediat, tha Rama.
Nuk kemi vaksina, duhet ti themi njerëzve të vërtetën në sy, jemi një vend me brekë nëpër këmbe.Rama I mban njerëzit me gënjeshtra”, tha Bushati.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.