Standard.al

Problemi me ‘kartat’ para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta: Do shkojnë edhe me shpata, kushdo përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir

0

PJESË NGA PRONONCIMI:

PYETJE: Si qëndron çështja e rrugës së Selenicës? Shumë qytetarë që u ka skaduar karta, nuk ka mundësi të votojnë, cili është qëndrimi juaj? Po vota e emigrantëve? Cili është qëndrimi i ambasadorëve lidhur me integrimin dhe zgjedhjet? Si do të dalë LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Meta: Lidhur me çështjen e Selenicës; ka pasur një pretendim që ka mbërritur dhe tek unë. E vërteta është që janë mashtruar shumë rëndë. Jam gati për të shkuar edhe me përfaqësuesit e qeverisë. Edhe në Radhimë jam gati të shkojmë. S’kam asnjë problem, jam gati dhe shumë bashkëpunues. Sa i takon çështjes së jam zgjedhur nga LSI-ja, është gënjeshtër sepse jam zgjedhur nga vetë Edi Rama. Ai ka thënë askush më mirë se Meta nuk i mbron interesat e opozitës. Unë midis demokracisë dhe pushtetit, do zgjedh gjithmonë demokracinë. Tani me pasaporta, karta dhe shpata, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir. Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Të gjithë e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. E kanë kuptuar se vota është e drejta e tyre, se e kanë nënvlerësuar deri më tani. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.