Standard.al

“Presidenti bën takime të fshehta në Vlorë”/ Meta: Fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë!

0

Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur sot nga Vlora akuzave të kryeministrit Rama për takime të fshehta në qytetin bregdetar, duke i konsideruar si pjesë të një fushate shpifjeje dhe dezinformimi.

 

 

Kreu i shtetit ka sqaruar se ka zhvilluar takime me banorët në Selenicë, duke treguar para mediave fotot e takimit dhe duke u kërkuar gazetarëve që të bëjnë verifikime.

“Nuk mund ta vazhdoj këtë konferencë shtypi pa falënderuar nga zemra gazetën Tema dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin që më dhanë mundësi për të parë se Vlora është e mrekullueshme, por edhe në fillim të javës gjatë së hënës për arsye të gënjeshtrave të tyre të pacipa, aspak profesionale, tepër fyese për ju si gazetarë për median e lirë, për qytetarët që duhet të informohen dhe jo dezinformohen dhe për banorët e qarkut të Vlorës.

Pas shpifjes se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë, thashë të vij njëherë ditës. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem në vendin tonë duhet ta marri përgjigjen ballore. Këtu keni një shkrim të gazetës Tema, që pretendon sikur Meta ka qenë në Vlorë për tu takuar fshehurazi me pensionista veteranë për tu kërkuar vota për LSI-në. Këtu keni të njëjtën foto të presidentit në takime në Selenicë, ju si gazetarë profesionistë dhe të pakapur do ua lë fotot dhe verifikoheni nëse këta janë apo jo banorë të Selenicës, që kërkuan takim me presidentin”, tha Meta.

“Pasi u njoha me një shkrim kaq flagrant mashtrues bëra një reagim zyrtarë, të raportimit skandaloz, jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam i habitur ndaj botuesit të lajmit, por më habiti deklarata e kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë. Do ua lë ju këto foto të shkoni ti verifikoni për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë për të përjetësuar një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua ti them se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do ta bëj në Vlorë”, vijoi kreu i shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.