55-vjeçari Mhill Gega, i cili përplasi për vdekje qëllimisht me makinën e tij bashkëfshatarin Mark Gjeta, pas një konflikti mes tyre, ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e paraburgimit.
Gega është vendosur nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërkohë që në Gjykatë, kur iu dha masa e arrestit ka thënë se aksidentin me dashje e ka kryer në një moment gjaknxehtësie.
Gega ka tentuar që të presë damarët e dorës, dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mhill Gega dhe i ndjeri Mark Gjeta, 68 vjeç, ishin koleg pune, pasi ishin të punësuar në ujësjellsin e Rrëshenit, por së fundmi kishte pasur një konflikt mes tyre. Faxweb.al