Standard.al

Meta: Presidenti është armik i oligarkisë, ky regjim po i mban qytetarët nën terror

0

 

 

Në një konferencë për shtyp nga Vlora, presidenti Meta u shpreh se tani është e qartë se presidenti është një armik i oligarkisë dhe shtoi se është shumë i lumtur për këtë.

Meta theksoi se shteti po u bën presion qytetarëve dhe se rregullat e pandemisë po shkelen nga qeveria dhe nga oligarkët e lidhur me pushtetin.

Meta: Mua me pëlqen te flas me fakte dhe nuk me pëlqejnë mashtrimet. Ky është një shkrim i gazetës Tema i porositur nga kryeoligarku për takimet e mia në Selenicë. Sa herë jemi takuar ne bashkë në mes të ditës kur kemi qenë në mes të Vlorës. Pse përpiqen këta që të krijojnë një mashtrim publik sikur Meta vinka natë dhe fshehurazi. Ka frikë nga ndonjëri në Vlorë? A e dini sa drejtorë hipotekash ndërrohen në Vlorë? Unë i kam ndërruar? Hajde shkojmë deri në Dhërmi dhe të dëgjojmë pronarët se sa dëme janë bërë. Presidenti i ka bërë këto që mbron të drejtat e qytetarëve?

Ne tani e kemi të qartë se presidenti është një armik i oligarkisë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se oligarkia mbron median e gënjeshtra duke kërkuar që t’i trajtojnë shqiptarët si idiotë dhe të pranojnë çdo gënjeshtërt dhe të mbrojnë një regjim që ka zhbërë kushtetutën e vendit dhe i mban qytetarët nën terror. Dy vajza humbën babain në spital, por në vend që të hetohej çështja, nuk u la që as të qajnë babain. Gjobitet inxhinieri në Durrës për një aktivitet, i vihet gjobë 50 milionë lekë për të bërë terror. A është normale? Ne e dimë shumë mirë se si respektohen standardet e pandemisë nga qeveria dhe si shkelen nga oligarkët dhe ata që janë të lidhur me pushtetin. Ky është shteti i presionit dhe i poshtërimit të qytetarëve. Rënia e regjimit të bazuar te gënjeshtërt është thjeshtë çështje procedure.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.