Standard.al

Jasmina zhgënjen Andin/ Çfarë po ndodh me dyshen pas shkëmbimit të puthjeve ?

0

Sot në emisionin Përputhen u transmetua takimi mes Jasminës dhe Erlindit. Ata të dy u shfaqën shumë të afërt dhe madje nuk munguan puthjet e përqafimet.

 

Mirëpo këtë takim Andi nuk e priti aspak mirë dhe ai u duk mjaft i mërzitur. Andi nuk ngurroi të shprehte zhgënjimin ndaj Jasminës, duke u shprehur se ajo po sillet njësoj me të gjithë djemtë.

“Mu duk ky takim si me qenë duke parë “Titanikun”. Më shumë lojë se sa bisedë. Unë pas Rinianit kisha pritshmëri që do më zgjidhje mua në takim të dytë. Nuk më zgjodhe. Ti më ke kritiku që po sillesha me të gjitha njësoj. Por kjo që ke bërë ti me Erlindin, ishte e njëjta gjë që ke bërë për mua. Pas puthjes që patëm nuk e di… Pata pritshmëri që Jasmina do më zgjidhte mua dhe u dëshpërova”, u shpreh Andi.


Ndërsa Jasmina tha se nuk i pëlqejnë reagimet e Andit dhe se mendimin për të nuk e ka të qartë, për shkak të mënyrë se si ai sillet me femrat e tjera.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.