Standard.al

Basha publikon video-mesazhin: Duhet mposhtur korrupsioni, për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në “Facebook” se për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit duhet mposhtur korrupsioni.

Përmes një video-mesazhi, pas prezantimit të programit të PD për biznesin dhe anti-korrupsionin, Basha thekson se plani i opozitës është largimi i Ramës, eliminimi i korrupsionit dhe vënia e Shqipërisë në rrugën e suksesit.

“Për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit, të vendit ku është mirë të bësh biznes, duhet të mposhtet korrupsioni. Ky është plani ynë: largojmë Ramën, eleminojmë korrupsionin dhe vëmë Shqipërinë në rrugën e suksesit.
Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë! #ShqiperiaFITON”, shkruan Basha.

Mesazhi i videos:
Programi ynë “Shqipëria Fiton” do t’i heqë te gjitha këto pengesa dhe do të fuqizojë klasën e mesme.
Ne do vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit asnjë biznes nuk do të gjobitet.
Do të ulim numrin tmerrësisht të lartë të kontrolleve që i marrin sot frymën biznesit.
Do të përgjysmojmë afatin ligjor për miratimin e lejeve dhe licencave. Ju mundoheni dhe punoni fort, ndaj meritoni më shumë.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.