Standard.al

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, gazetarja: Nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj, ja pse Prokuroria ka heshtur në shumë raste

0

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për arrestimet e bujshme të SPAK,  në lidhje me gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Lala deklaroi se Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Lala theksoi se Prokuroria në disa raste lirimesh të të fortëve ka heshtur, për shkak se apelonte çështjen në Apel.

Lala u shpreh se ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar që funksiononte brenda sistemit të drejtësisë.

“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë. Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë pra. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK”, tha Lala.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.