Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Njëri nga drejtuesit e mjeteve është plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.
“Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.