Standard.al

Aksident i rëndë / Përplasen dy automjete, raportohet për tre të plagosur

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në aksident është përfshirë një automjet i tipit ‘Mercedes-Benz’ dhe një furistradë ‘Hyundai’.

Raportohet se të plagosurit po transportohen me autoambulancë drejt spitalit të Elbasanit. Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia jashtë normave të lejuara.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.