Këshilltari Diplomatik i Presidentit Meta, Arben Cici kujtoi dje një ndër vizita më të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri. Përmes një mesazhi në rrjetin social, Cici shkruante se:
“Si sot 21 vjet më parë, vizita në Tiranë e Sekretares së Shtetit, zonjës Madeleine Albright. Gati një dekadë pas vizitës historike të Sekretarit të Shtetit Baker, kjo vizitë, shumë e rëndësishme veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, u mundësua falë veprimeve konkrete të qeverisë Meta dhe qëndrimeve të qarta & të palëkundura në krah në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar & në dobi të interesave kombëtare afatgjata!”.