Standard.al

Rrëfimi i Osman Kacelit/ Pa asnjë dokument zyrtar në dorë, si u arrestua dhe e pushkatuan mes 21 martirëve djalin nga Shkupi

0

Prej vitesh kishin një projekt: të mbillnin 22 selvi në vendin ku ishin pushkatuar së bashku 22 martirët e ngjarjes së 22 shtatorit 1951, me shkakun e bombës në ambasadën sovjektike. Kjo është dosja me plotë e realizuar deri më sot nga krimet komuniste, ku është bërë edhe një gjyq pas ’90-s duke shpallur të pafajshëm të 22 të pushkatuarit, mes tyre e vetmja grua, shkencëtarja e njohur Sabiha Kasimati. Tani për familjarët e të pushkatuarve iu mbetej mbatja lart e kujtesës, si moment kyç nga nisi terrorin regjimi komunist. Një projekt ide e hedhur nga Osman Kaceli, ishte të mbillnin 22 selvi m’u në gropën e përbashkët ku ishin zbuluar martirët e pushkatuar. Mes tyre  një selvi më e dukshme nga të tjerat, në respekt të se vetmes grua, Kasimatit. Kaceli e pat treguar me entuziasëm këtë ide që mbeti vetëm ide, edhe pse i kishte premtuar nga Bashkia se do t’i mbështeste për ta realizuar. Ja ku jemi dhe mesa shohim ka ndodhur e kundërta, një selvi e mbjellë në kujtesë të vendit, është prerë. Fotoja është trishtuese krahasuar me ëndrrën. Por, Kaceli i ri, biri i një prej të të pushkatuarve nuk e ka humbur kurajon për ta mbajtur gjallë historinë. Ai ka vendosur të sjellë deri më 14 shkurt, historinë e çdo martiri të pushkatuar, biografinë e tyre, duke e finalizuar simbolikisht me 14 shkurt me Sabiha Kasimatin. “ Për nderimin dhe përjetsimin e 22 martirëve intelektuale e njerëz të shquar të Kombit, viktima të pafajshme të dënueme me vendim të Byrose Politike te P.P.Sh., me rastin e 70 vjetorit të ngjarjes makabre, kam vendos, që për t’i njoft të gjithe njërzit e vullnetit të mirë, të postoj në çdo ditë të muejit Shkurt, monografi të shkurtna për seicilin me rendin alfabetik të kësaj listë, kopertinë e ktij Albumi! Përjashtim do të baj për shkencëtaren e shquar, njeriun e mrekullueshëm e të vetmen Zojushe në grupin e 22 Martireve të masakru barbarisht, që mendoj t’i rezervoj datën 14 Shkurt!”, ka thënë Kaceli. Pas biografive të Sabiha Kasimatit, Anton DelHysën, Ali Qoraliun, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdarin, Jonuz Kacelin, Hekuran Troka, Haki Rexhep Kodra, Gjon Temalin dhe vazhdon me Manush Peshkëpia, Lluka Rashkovic dhe sot me biografinë e Mehmet Ali Shkupit

 

***

Mehmet Ali Shkupi lindi në qytetin Shkup të vilajetit të Rumelisë, 20 vjet përpara se Komisioni i Kontrollit të përcaktonte kufijtë e Shqipërisë të ashtuquajtur të 2013-s. Në atë kohë shqiptarët ishin pjesa më e madhe e popullsisë së Shkupit. Pas filimit të përndjekje serbe, shumë familje të Shkupit u shpërngulën ne drejtim te Turqisë ndersa një pjesë tjetër e konsiderueshme, që perbehej nga familjet më të mira dhe më atdhetare, e qe kishin dhënë një kontribut të rëndësishëm në shpalljen Pamvarsise! Ato u integruen shumë mirë në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ku gjetën nji mjedis mikprites e bashkpunues. Ndër këto familje ka qenë edhe ajo e Mehmet Shkupit. Mehmeti u inkuadru shpejt në Tiranë dhe sipas, Abedin Destanit, u bà ndër specialistët  më të mirë të Tiranës për kaldajat e kaloriferët, ashtu si Ramazon Stermasi për elektrikun. Ndërkohë ai u martu lumterisht dhe ka pas dy djem. Sipas dosjes së tij hetimore, ai nji djalë e kishte të burgosur për akuza të rënda e të paqena për spiunazh. Djali tjetër ndodhej i stabilizú ne France, që para Luftës së Dytë Botërore, e megjithatë konsiderohej si bashkëpunëtor i zbulimit francez. Të gjitha këto Mehmeti i kundërshtonte ashtu si edhe se ka marrë pjesë në ndonjë organizatë terroriste.

Ju lutem shikojeni me pak vëmendje, e menjihere do të veni ré çfarë parregullsishë ka fleta e arrestit të 58 vjeçarit Mehmet Ali Shkupi! Kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Mehmet Shehu kanë firmos këte dokument, në datën 20. shkurt 1951 me propozimin që Prokurori Ushtarak të urdhërojë menjëherë arrestimin e tij. Prokurori Sirri Çarçani një tjetër vrasës

kriminel, mbasi asht bazú tek neni 2 i ligjit nr. 372 i 12 Dhjetorit 1946, ka autorizuar çdo fuqi të armatosur që ta mbyllë në burgun e Tiranës, Mehmet Shkupin ne daten 26 Shkurt 1951!

Konkluzion i parë:  Pra ne daten 20 shkurt1951, agjentët e Sigurimit të Shtetit, nuk kane pas në dorë asnji dokument të ligjshëm për arrestimin e tij. Megjithatë ata janë vërsulur me tërbim tek shtëpia e tij, në lagjen 8 Korrik, në Rrugën Dervish Hima nr. 1, në Tiranë, pa pas asnjë dokument zyrtar në dorë, menjiherë sapo KOMANDANTI e servili i tij ish Ministri i Mbrendshem xhahili Mehmet Shehu kanë urdhëruar qentë e tërbú te Sigurimit te shtetit listën e parapregatitur për rreth 200 persona, njerëz e intelektualë të shquar, që duhet të arrestoheshin “që sonte”! Theksoj se fatkeqsisht nuk ka të dhana të sakta, për momentin e arrestimit të tij. Unë kam shumë shokë me mbiemrin Shkupi në Tiranë, por nuk më dhanë asnjë të dhënë që do të përbënte lajm. Vetëm njani nga miqte më tha se nëna e tij e kishte njoft gruan e Mehmetit, përpara se të ndodhte  ngjarja e hidhur, por ajo nuk kishte dijeninë se si e ku kishte perfundu e shkreta grua, mbas pushkatimit të burrit te saj..

Konkluzioni dytë:  Nuk ka asnji vështirësi të vihet në dukje: Në datë 22 Shkurt, pra vetëm dy ditë më pas krimineli faqezi Pilo Shanto dhe Drejtori Zoi Themeli te Sektorit te Parë, e kanë shënuar me kryq jeshil,(për t’u pushkatuar) emnin e Heroit të tregimit tonë Mehmet Shkupit. Pra i kishin caktú destinacionin fatal e final me humbjen e jetës pa dhanë Prokurori autorizimin perkates per t’u arrestù! Mehmeti duhej të ekzekutohej!

Konkluzioni i tretë: Në dy foto kemi aktakuzën ndaj Mehmet Shkupit, e ne tjetrën firmën e vënë në datën 25 shkurt 1951 nga Prokuroritl Ushtarak banditesk, Sirri Çarçani, që Mehmeti

të dënohej!!!! Akoma ai nuk ka firmos fletën e arrestit, nji ditë përpara paska bërë kërkesën që në bazë të nenit 12 të paragrafit të dytë të ligjit nr. 372 të datës 12 /12/1946 të gjykohen në gradë të parë dhe të fundit, direkt nga i Gjykates e lartw ushtarake!

Konkluzioni i katërt: Ditën e hënë datë 26 shkurt 1951, ndersa Gjykata ushtarake gjoja vazhdonte gjykimin, Komandanti dhe servili i tij kriminel, kishin urdhërú që të dërgoheshin të 22 MARTIRËT nga qelitë e hetuesisë drejtë e në katundin Mënik të Tiranës 800 metra larg ures se Beshirit. Me pas me egersi e pa as me te voglen pike meshire i radhiten ashtu si ishin të lidhur me tela me gjemba para gropes së hapur disa ditë më parë dhe më pas me breshëri automatiku i shkrehën pa meshire  duke i marrë atyre jetën tokësore, e për t’i ç’u në jetën e amshueme! Midis tyre ishin edhe Heroi i tregimit tonë Martiri i pafaj Mehmet Shkupi si dhe heroina e shkencwtarja Sabiha Kasimati!

Konkluzioni i pestë!  Të nesërmen më 27 shkurt 1951, një ditë pas eliminimit fizik të heronjve tonë Martirë, “vazhdoi” gjyqi që vendosi dënimin e tyre kapital. Kryetari i Gjykatws ushtarake Shuaip Panariti dhe Antari i Gjykates ushtarake, Vangjel Kocani e firmosën Vendimin, ndaj antari tjeter i kësaj gjykate, Nonda Papuli dhe Sekretari Hidai Bejo nuk kane firmos ate vendim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.