Standard.al

Urbanët, qendrat tregtare dhe baret plot e për plot, por i vetmi hall i Rilindjes janë takimet politike të Opozitës

Nuk ka polici dhe gjobëvënës qeveritar që mund të ndalë uraganin popullor që në 25 prill do derdhet në kutitë e votimit si asnjëherë më parë në këto 30 vite

0

EDITORIAL

Është e qartë tashmë se qeveria dhe Komiteti i Ekspertëvë kanë dështuar plotësisht në luftën e tyre ndaj pandemisë Covid-19 në vend. Të vonuar në çdo hap që hedhin, pa strategji të qartë dhe me mendjen te tenderat e koncensionet, përfaqësuesit pushtetarë të Rilindjes kanë bërë që vendi të shkojë në një situatë dramatike sai përket të prekurve dhe numir të të vdekurve nga koronavirusi.

Dje u bënë publike masat e reja, të cilat më shumë se të tilla, i ngjasojnë asaj bojës së fasadës, tipike të Rilindjes, për të mbuluar çdo dështim të saj. U kufizuan oraret e barave dhe restoranteve me vetëm dy orë më pak nga orari aktual, ndërsa u fol për mësim online në disa gjimnaze të cilat janë në zonat e kuqe. Vetëm kaq! Prej muajsh me radhë kryeministri dhe Komiteti kishin humbur, duke u mjaftuar me thirrje bajate ndaj qytetarëve, pa marrë asnjë vendimmarrje konkrete dhe aq më tepër në mungesë totale të një startegjie nëse situata do të përkeqësohej. Dhe sic pritej, mbërritëm në ditët aktuale ku numri i të prekurve nga koronavirusi i kalon 1200 persona në ditë.

Baret në Tiranë mbushur me njerëz

Prej muajsh qeveria dhe Komiteti i kanë pasur para syve të tyre baret dhe restorantet e mbushura plot e për plot, urbanët ku njerëzit shtypnin njëri tjetrin me maska e pa maska veshur apo edhe qendrat tregëtare e tejmbushura, për të cilat Rilindja ka dobësi të veçantë dhe asnjëherë nuk merr masa ndaj tyre. Rama la në dorë të lirë çdo zhvillim në vend, ndërsa Komiteti i Ekspertëve që merr urdhra nga Rilindja për çdo vendimmarrje të tij, heshti dhe solli gjendjen aktuale të vendit me infektime rekord.

Grumbullimi i qytetarëve sot në tregun e Kombinatit
Urbanët në Tiranë të tejmbushur me qytetarë

Grumbullimi i qytetarëve në një qendër tregtare në perfiferi të Tiranës

Por ndërsa paraqitet kjo panoramë e trishtueshme prej muajsh, në anën tjetër Rama nisi menjëherë raprezaljen ndaj Opozitës së Bashkuar, duke tentuar të ndalë sado të mundet enuziazmin e qytetarëve për të rrëzuar një herë e mirë Rilindjen nga pushteti në 25 prill. Duke parë pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në takimet e përfaqësuesve të Opozitës së Bashkuar, sidomos të PD e LSI-së, Rama me argumentin e luftës ndaj Covid nisi sulmet politike duke kërkuar mos mbajtjen e tyre. Dhe urrejtja më e madhe e Rilindjes qartazi shfryhet mbi LSI-në, e cila dukshëm ka rritur synimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, duke synuar më së paku marrjen e 35 mandateve. Është kjo rritje e mbështetur edhe në sondazhet e brendshme të vetë Rilindjes që e ka trembur Ramën dhe ka bërë që të vërsulë policinë në çdo takim apo aktivitet që mban LSI-ja.

Policët gjobisin Monika Kryemadhin në Elbasan

Kështu ditën e djeshme në Elbasan policia e Rilindjes me urdhër të qartë nga lart, u shfaq në ambientet ku LSI po mbante një aktivitet për prezantimin e programit të arsimit. Policët u afruan duke thënë se ishin aty për të verifikuar faktin se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Por ndërsa për takimet e Opozitës dhe kryesisht të LSI-së, policia gkjendet gjithnjë aty, në mbledhjet e Rilindjes asnjë polic nuk tenton të afrohet në derën e aktiviteti e jo më të hyjë brenda e të kërkojë respektimin e masave anti-Covid.

Në fakt në të njejtin qytet, Taulant Balla ka mbajtur një sërë takimesh me më shumë se 10 qytetarë, por asnjëherë policia nuk ka tentuar ti afrohet e lërë më të vendosë gjobë sic ndodhi me Kryemadhin dje në Elbasan. Në fakt kishte të drejtë kryetarja e LSI-së kur ju drejtuar policëve duke ju thënë që detyrë kryesore kanë luftën ndaj krimit dhe jo zbatimin e urdhrave të partisë.  “Merruni me bandat, pastaj hajde të vendosni gjobat. Merruni me kriminelët, ata që ju përplasin makinën e më pas. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër. Vendosni gjobën dhe do tu drejtohem gjykatave administrative”, i tha Kryemadhi efektivëve të policisë dhe më pas u largua.

Taulant Balla takim në Elbasan
Takim i PS në zonën ku kandidon Lefter Koka
Takim i deputeti halit Valteri në Kamzë me pjesëmarrjen e ministres socialiste Elisa Spiropali

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njëherësh kryetare e Komitetit të Ekspertëve, pjesëmarrëse në takimin e PS me mbi 10 persona

Qartazi halli i Rilindjes nuk janë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Të ishte ky qëllimi kryesor i tyre, ishin kujtuar me kohë për startegjinë që duhej të ndiqnin në këtë aspekt. Halli i tyre janë takimet dhe aktivitetet e Opozitës së Bashkuar, edhe pse në mjaft raste në to respektohen rregullat anti-Covid. Duan me çdo kushte e çdo mënyrë të trembin qytetarët që janë të qartë në vendimin e tyre për 25 prillin. Tentojnë që përmes pandemisë të krijojnë frymën e anti-opozitarizmit, gjë e cila mbetet thjesht një dëshirë utopike e “Rilindjes”. Nuk ka polici dhe gjobëvënës që mund të ndalë uraganin popullor që në 25 prill do derdhet në kutitë e votimit si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

STANDARD.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.