Standard.al

“Rilindja humb thellë në Tiranë”/ Takimi me të ulëritura me Ramën që detyroi Veliajn të bëjë ‘kafshuesin’ sot në Kombinat

0

PS-ja është në hall të madh në Tiranë. Uragani popullor me sa duket do derdhet më shumë se kurrë në kryeqytet dhe këtë po e mëson përditë e më mirë Edi Rama. Ndaj dhe sulmet e vazhdueshme të këtyre ditëve ndaj LSI-së e PD-së dhe veçanërisht kandidatëve të tyre në Tiranë nuk janë të paqëllimshe.

Ditën e sotme Erjon Veliaj pas urdhërit të prerë nga Rama mori rrugën për në Kombinat, pikërisht në zonën ku ka premtuar rindërtimin e deri më tani nuk ka bërë asgjë. Mos harrojmë se projekti në fjalë ka mungesë të theksuar transparence, gjë për të cilën banorët nuk kanë pranuar të firmosin letrat pa marrë më parë garancitë e pronës dhe vendit ku do të rindërtohet banesa.

E megjithatë me fytyrën e bërë shollë nga premtimet e pambajtura, Veliaj shkoi sot në Kombinat dhe sulmoi nominalisht dy prej të rinjve më me vlera nga kampi opozitar, ndaj të cilëve PS nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa sulmet bajate. Veliaj me urdhër të Ramës sulmoi sot Floida Kërpaçin dhe Belind Këlliçin duke tentuar të bëjë diversione bajate dhe akuza të pambështetura në fakte. Ky sulm i Rilindjes e ka një shkak, madje një shkak tepër të fortë dhe të vërtetuar mbi sondazhet e brendshme të vetë socialistëve.

Në Tiranë Rilindja rezulton deri më tani në humbje të thellë përballë Opozitës së Bashkuar ku rezultati paraprak llogaritet diku te 25 me 11 në favor të koalicionit të udhëhequr nga PD e LSI. Këto sondazhe paraprake e kanë tronditur Ramën, aq sa është detyruar të thërrasë në takim aspak miqësor të gjithë drejtuesit politik në qarkun e Tiranës. Nga burimet e rezervuara pranë PS-së ‘STANDARD” mësoI se takimi është shoqëruar me ulërima dhe akuza të Ramës drejtuar Veliajt, Spiropalit, Bushatit e Ballukut. Në këtë takim po sipas burimeve madje është vënë në diskutim edhe vetë e ardhmja e Veliajt, i cili është zotuar te Rama se do të marrë në këto zgjedhje të njejtin rezulta si  ë 2017-ën, gjë që duket krejtësisht e pamundur në kushtet aktuale.

Ka qenë orientimi i Ramës për të sulmuar sa më fort drejtuesit politike të partive kryesore të opozitës dhe sidomos LSI-në në qarkun e Tiranës. Ndaj dhe Veliaj sot nga Kombinati foli për dhëndurë të PS-së duke u munduar të bëjë diversione me Këlliçin dhe për notat mesatare të Kërpaçit, e cila ndryshe nga sa mundohet ta përcjellë Rilindja në publik, përbën një ndër politikanet e reja më të talentuara e sidomos të papërplyera në tendera e afera korruptive, sic janë të zhytur pjesa më e madhe te Rilindja.

Si Kërpaçi ashtu edhe Këlliçi me takimet e sinqerta me të rinjtë, premtimet konkrete për të ardhmen e tyre si edhe mundësitë për arsim cilësor, kanë ndikuar në rritjen e vazhdueshme të Opozitës së Bashkuar në kryeqytet. Aq më tepër që vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë më shumë se e angazhuar përgjatë gjithë kësaj jave në Tiranë,  ku brenda një dite ka zhvilluar edhe deri në 5 takime nga zona të ndryshme të kryeqytetit. Është pikërisht kjo rritje e pandalshme e LSI-së dhe opozitës së Bashkuar në tërësi në Tiranë që e tmerron Ramën.

Ndaj dhe mos u çudisni që sic bëri sot Veliaj në Kombinat e në vazhdimisë deri në 25 prill të dëgjoni sulme dhe akuza nga më të çuditshmet ndaj kandidatëve të Opozitës së Bashkuar. Rilindja e mbetur pa program dhe pa asnjë alternativë për ti ofruar shqiptarëve ka ngecur te sulmet bajate dhe show televiziv. Rama mendon se mund të marrë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë vetëm duke pasur në krah të tij disa oligarkë dhe televizionet kryesore në vend. Haron kryeministri se vota është terreni, krijimi i besimit te një e ardhme më e mirë, te punësimi e arsimi cilësor e mbi të gjitha te ndalja e shpopullimit të vendit, plagës më të thellë që pllakosi Rilindja në këto 7 vite e gjysmë pushtet.

 

REDAKSIONALE/ STANDARD.AL

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.