Standard.al

Xhixho: LSI e fokusuar për punësimin e grave të papuna, sidomos të grave kryefamiljare

0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, gjatë një takimi me gra të zonës së Shkozës, thotë se prej tyre mësoi përvojat jetësore të vështira, në kushtet e pamundësisë ekonomike, papunësinë, ”si pasojë edhe e mungesës së një profesioni që do t’u mundësonte integrimin në tregun e punës”.

Postimi i plotë

E emocionuar dhe plot mbresa pas takimit të këtij mëngjesi me gra të zonës së Shkozës, në njësinë bashkiake nr. 1, të cilat ndan me mua përvojat jetësore të vështira, në kushtet e pamundësisë ekonomike, papunësinë, si pasojë edhe e mungesës së një profesioni që do t’u mundësonte integrimin në tregun e punës.

Kjo situatë e vështire ekonomike na angazhon maksimalisht si forcë politike, si LSI, të fokusohemi në forcimin e politikave të punësimit me target kryesor gratë e papuna, gratë kryefamiljare. Këtë do ta arrijmë duke krijuar një program të detajuar, duke synuar:

1. Orientimin dhe nxitjen e gratë dhe vajzave drejt arsimit profesional, në funksion të nevojave të tregut.

2. Mundësi konkrete që pas arsimimit ato ta gjejnë veten në tregun e punës, duke ndikuar kështu edhe në uljen e papunësisë.

3. Mbështetje për punësim të grave të grup-moshës mbi 50- vjeç dhe nënave të vetme, që vuajnë diskriminim të veçantë në tregun e punës, nëpërmjet subvencionimin të pagesave të sigurimeve shoqërore për këtë kategori të punësuar në sektorin privat.

Ne jemi të bindur se fuqizimi ekonomik i grave dhe integrimi i tyre në tregun e punës është thelbësor për rritjen ekonomike të vendit dhe paqen sociale. Gra të realizuara, gra të lumtura, familje të shëndetshme dhe e ardhme e paqtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.