Standard.al

Shqiptarët e famshëm që kanë bërë histori, në botën e krimit nëpër botë…

0

Sipas agjencive ligj-zbatuese ndërkombëtare, organizatat kriminale shqiptare janë fuqizuar shumë veçanërisht në shekullin XXI.

Sipas raporteve të fundit, grupet kriminale shqipfolëse, kanë arritur që me dhunë dhe guxim të marrin pjesë të majme nga trafiku ndërkombëtarë i drogave të rënda, si kokaina dhe heroina, duke u bërë protagonist që në vendin e tyre të origjinës në Amerikën Latine dhe atë Qendrore, deri te ngritja e një rrjeti të madh shpërndarje, në metropolet e mëdha europiane.

Por pavarësisht nga nami i madh që kanë marrë sot organizatat shqiptare, edhe në kohët më të hershme shqiptarë të ndryshëm kanë lënë shenja të forta në historinë e krimit të organizuar në SHBA dhe vende të tjera në botë.

Sot po ju sjellim 8 protagonistë të cilët kanë qenë me emër të madh, jo vetëm në botën e nëndheshme, por edhe për agjencitë ligj-zbatuese ndërkombëtare.

Zef Mustafa

Zef Mustafa lindi në Shqipëri por u largua drejt Amerikës që në vitin 1962, kur ishte shumë i vogël pasi familja e tij arriti që të kryejë një arratisje të suksesshme gjatë regjimit komunist.

Pas vdekjes së prindërve, Mustafa përfundoi në jetimore, por që në moshën 10-vjeçare u arratis nga aty për tu bashkuar që fëmijë me familjen mafioze Gambino.

Kur u rrit ai konsiderohej mjaft i dhunshëm dhe u bë i famshëm për metodat gjakatare, që përdorte ndaj kundërshtarëve. Mustafa njihej për një marrëdhënie miqësore ‘speciale’ me John Ghotit, kreun e familjes Gambino. Mediat shkruanin që në atë kohë se ai arriti të krijonte pasuri më të madhe, edhe ajo e vetë e familjes Gambino, me anë të mashtrimeve, gjobave dhe shantazheve.

Edhe pse kishte lindur në Shqipëri nga prindër shqiptarë, ai gjithnjë pretendonte se ishte 100% amerikan.

Disa të penduar të familjes mafioze, zbuluan për autoritetet se Zef Mustafa ishte kryesori që kryente punët më të pista. Mes të tjerave e akuzonin për vrasjen e një njeriu të quajtur Frank Politti në fillim të viteve ’80. Gjithashtu u akuzua për vrasjen e Gino Masha si dhe të dy djemve të Anthony Porcelli. Gjithashtu Mustafa akuzohet se në vitin 1986 rrahu me shkop bejsbolli Joseph Mincione-n, nga ku dhe mori nofkën ‘njeriu i shkopit të bejsbollit’.

Përveç vrasjeve, listës së tij të akuzave ju shtua edhe trafikimi masiv i kokainës. U arrestua në vitin 1993 në Nju York dhe u lirua me kusht në vitin 2004.

Xhevdet (Joey) Lika

Xhevdet (Joey) Lika është mbiquajtur për një periudhë kohe, edhe ‘Mbreti i botës së krimit e drogës në Nju Jork’. Ai njihej ndryshe si `John Gotti shqiptar` në vitet 70-80`.

Në librin ‘Contract Killer’ nga Hoffman dhe Headley, Xhevdet ‘Joey’ konsidrohet si koka e krimit në Nju Jork. Organizata e Likës shpërndante heroinë në lagjet artistike të Manhatanit, duke përdorur dyqanet kineze.

Joey Lika punoi i vetëm deri në vitin 1980.  Atij  ju bashkua edhe Xhevdet Mustafa, i cili më pas u vra në Shqipëri pas një tentative për të rrëzuar Enver Hoxhën.

Nga ana tjetër, Lika, vazhdonte trafikun e heroinës në SHBA duke qenë mjaft i suksesshëm. Por në vitin 1981 bëri një gabim. Bashkë me dy anëtarë të bandës, M. Bici dhe V. Vulaj, qëlluan për vdekje një tjetër shqiptar të botës së krimit, M. Saljanin.

Gjatë ngjarjes një bashkëpunëtor i bandës së Saljanit pasi i mbijetoi përplasjes së armatosur, u bë i penduar i drejtësisë amerikane. Ai dhe dëshmia e tij bënë që banda e Likës, të shkatërrohej përfundimisht. Vetë Joey Lika, u dënua me dënim të përjetshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.