A ka mundësi që mutacionet e reja të Covid-19 të kenë hyrë në Shqipëri? Kjo ishte pyetja për panelistët e Open në Top Channel.
Mjeku i njohur Gentian Stroni tha se këto dy javë kanë vënë re një ndryshim në gjendjen klinike të pacientëve.
“Klinikisht kemi vënë re një rëndim të situatës. Nëse në verë ne i trajtonim me medikamete të lehta pacientët, tani ata trajtohen ndryshe. Pacientët klinikisht janë më të rënduar. Shikojmë që kalojnë më shpejt në gjendje të rënduar. A është ky një mutacion i ri? Këtë nuk mund ta them unë. Këto rezultate arrihen vetëm në laburatore shumë profesionalë”- tha Stroni.