Standard.al

Qeveria dhe bashkitë, shkul pllaka-vër pllaka. Shkul pisha e mbill rrapa!

0
Nga Mentor Kikia-
Ky është sheshi i qytetit të Beratit. I ndërtuar tre vjet më parë, siç kam lexuar me nja 3 milion Euro investim. I shfaqur në TV me dhjetra herë si sukses i bashkëpunimit të qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Tani po e prishin sërish, sepse do e bëjnë parking.
Ky parking mund të jetë vërtet i domosdoshëm në atë qytet, se vë në dyshim. Por kjo punë është fiks, po fiks punë shqiptarësh.
Më saktë punë hajdutësh do të thoja.
Në çdo qytet, qepen e shqepen trotuare. Shkullen pllaka e ngulen pllaka. Shkulen pisha e mbillen rrapa. Aty ku është një stol druri, e bëjmë prej betoni e aty ku është prej betoni e vëmë prej druri.
Trotuaret, në vend që të riparohen nëse lëvizin ca pllaka, e shkulim nga e para, për të bërë tendera.
Bëjmë shtëpitë dhe dhe pastaj i shembim për të ndërtuar rrugët.
Shtrojmë rrugët, e pastaj hapim kanalet e ujërave të zeza. Pastaj të elektrikut e në fund të internetit.

A ka urbanistë në këtë vend apo jo?
A ka njerëz që të projektojnë sheshe e rrugë, që të jetojnë më shumë se 1 apo disa dekada?
Nëse duhej një parking aty, përse u shpenzuan 3 milion Euro për një shesh?
Përse çdo kryetar bashkie duhet të shkulë pllakat që ka vënë kryetari i mëparshëm?
Janë shtruar rrugët e Romës që nga koha e Musolinit dhe janë ende të paprekura, o trutharë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.