Standard.al

“Qeveri bujare”/ Meço: Paratë për pastrimin e parave të pista, po shqiptari i gjorë do i paguajë

0

Teksa i gjithë opinioni publik dhe politika është përfshirë nga publikimi i përgjimeve të antimafias italiane, të cilat nxjerrin në paj lidhjet e mafias kalabreze “Ndragheta” me politikanë dhe qeveritarë në Tiranë, nuk mund të mungonte edhe komenti i gazetares dhe moderatores të emisonin “Tempora” në RTV Ora, Sonila Meço.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meço, referuar deklaratave nga eksponentë të mazhorancës dhe vetë kryeministrit Edi Rama nuk kursen kritikat edhe ndaj Prokurorisë së Posçame kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Sonila Meço: Qeveria është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë mbi mundësinë e pastrimit të parave në Shqipëri. SPAK-u që paguhet për këtë punë, të qëndrojë jashtë.

Dmth edhe paratë, që me kaq bujari ofron qeveria për investigim mbi pastrimin, që ajo u bën parave të pista, sërish po shqiptari i thjeshtë do t’i paguajë.

Paguan shqiptari i gjorë për monopolet, për tregjet e mbyllura, për oligarkët, për tenderat, konçesionet e PPP-të, për korrupsionin në sistem, për covid-in, tani i thonë: “Do ta vërtetosh, që ne jemi të ndershëm? Jepi, paguaj investigim madhështor dhe do shijosh edhe faturën edhe çertifikatën e pafajësisë sonë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.