Standard.al

Përgjimet e antimafias/ A janë socialistët miq të Ndrangheta-s? Rama bën diversion, akuzon opozitën…

0

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën dhe mediat kur u pyet këtë të Martë për hetimet dhe përgjimet e antimafias italiane.

“Keni një koment për përfshirjen e emrave të zyrtarëve të PS në këto përgjime, a është Shqipëria, Italia e viteve ’60, a janë socialistë miqtë e Ndrangheta-s”, u pyet kreu i qeverisë.

Në përgjigjen e tij, Rama sulmoi mediat dhe opozitën.

“Në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian dhe po ju lexoj konkluzionit për të thënë se është turp i pshembullt për të gjithë ju që ushqeni tymnaja me llafe, muhabete, dëngla njerëzish të cilët sipas prokuorisë italiane, në kokluizion, në praktikë, citoj prokurorinë italiane: pas më shumë se 1 vit udhëtimesh në Tiranë dhe bisedishmesh me njeri-tjetrin për investime në Shqipëri, ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin ka pasur konflikte mes ortavëve. Citim nga konkluzionet e prokorisë italiane dhe marrja e këtij llumi dhe servilja si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mihaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime e spektakël është turp. Turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë qasje që janë të njëjtët dhe prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Sa herë ju jepet mundësia dhe kur s’ka asnjë mundësi në fakt se kjo është një marrë e pashoqe”, tha Rama.

“Flasin ca italianë, përmendin njerëz, parapërfytyrojnë pushtimin e tokës së premtuar, s’ka asnjë lidhje, asnjë prove, asnjë dhe këtu ngrihet një tymnajë që është e neveritshme. Merrini ato mijëra faqe pijani lingun dhe villini nëpër ekrane për ti bërë shqiptarët që t’ju vijë për të vjellë se ky është qëllimi për fat të keq. Kjo është një provë skektatokale të katandisjes së opozites e medias”, shtoi ai.

Rama pranoi se në Shqipëri ka pastrim parash, por shtoi se ky fenomen është i pranishëm në çdo vend.

“Ku i keni parë gradaçelat ju këtu? Merr dosje letrash nga përgjimet në Itali, hidhi këtu dhe bëj çorap dynjanë me llafe. Nuk më shqetëson fare se kush është i përfshirë, se jam mësuar me baltën dhe e kam të qartë se sa të jem në këtë pozicion do hidhet baltë. Kush ia bën vendit të vet këtë? A ka pastrim parash këtu? Si nuk ka, më thoni një vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me pastrimin e parave, por rregullat në Shqipëri janë më të shtrënguara se në vendet e tjera. Nga i nxirrni ju konkluzionet që në Shqipëri ndërtohet pa banka, pa kredi? E dini ju që po verifikohen edhe klientët që blejnë shtëpi, madje mund tju them se unë në parim nuk jam dakort me shumë nga rregullat, pasi edhe një emigrant që tenton të blejë shtëpi këtu, verifikohet, kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të detyruar të japin shpjegime”.

“Ju që luftoni mafien shtrirë në kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit dhe që mbajnë shqiptarët natë për natë me dokrra dhe janë më të korruptuar dhe më të inkriminuar se të gjithë ne së bashku, jo se ne, por se ata të Botës së krimit. Prokuroria italiane ka nxjerrë konkluzione, nuk jeni të kënaqur, investigoni, mos u merrni me mafien globale, pasi kush merret me mafien globale i shërben mafies padashje, por me vetëdije”, vijoi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.