Standard.al

Mos e beso po deshe/ Qytetari i dëshpëruar mbyll derën e shtëpisë me silikon të mos i futet uji

0

Një situatë sa komike dhe tragjike ka ndodhur në Durrës, ku përmbytjet e ditëve të fundit e kanë detyruar një qytetar të mbyllë derën e shtëpisë së tij me silikon.

I dëshpëruar, banori e ka parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.

“Shtëpinë sa e kam rregulluar se në 2016 m’u prish. Asnjë lloj dëmshpërblimi nuk kam marrë”, thotë ai.

Rasti është denoncuar nga kreu i degës së PD, në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.

“I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga përmbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë”, shkruan Xhaferraj, ndër të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.