Standard.al

Moderatorja për meshkujt shqiptarë: Janë fodulla, injoranta…

0

Edhe këtë herë, moderatorja Einxhel Shkira ka shkaktuar shumë trazira. Ajo ka bërë një vëzhgim mjaft interesant përsa i përket figurës së burrit shqiptar.

Moderatorja shprehet se meshkujt përpiqen ta nënshtrojnë femrën dhe shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit ‘burrë’.

 “Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akom dhe nënën e fëmijëve!

Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT.”- shkruan Einxhel.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.