LIVE| Inter-Milan/ Supergol i Eriksen nga goditja e dënimit, skuadra e Kontes përmbys rezultatin (VIDEO)
Ka startuar në orën 20:45, derbi i Madoninës, i vlefshme për Kupën e Italisë. Interi dhe Milani kanë histori në Kupën e Italisë. Në fakt, janë dy nga katër formacionet lidere (së bashku me Bolonjën dhe Juventusin) për pjesëmarrje në kompeticion: 73. “Libri i artë” thotë që kuqezinjtë e kanë fituar 5 herë, ndërsa zikaltrit janë të tretët e të gjitha kohërave me 7 triumfe.
Megjithatë, për dy milanezet fitorja mungon prej shumë kohësh: Interi nga edicioni 2010-’11, ndërsa Milani nga akoma më shumë (2002-’03).
Do të jetë derbi numër 25 në Kupë. Në të kaluarën numërohen 7 fitore të zikaltërve, 10 të kuqezinjve dhe 7 barazime; me 22 gola të zikaltërve kundrejt 33 të kuqezinjve. Më në përgjithësi, do të jetë derbi numër 227 mes gjithë kompeticioneve: Interi drejton klasifikimin me 82 fitore kundër 77, ndërsa barazimet janë 67. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat:
FT: INTER-MILAN 2-1
Lukaku 71′, Eriksen 90+7′ / Ibrahimoviç 31′
KOMENTI:
Përfundon derbi!
90+7 GOOOOL INTERI 2-1/ Eriksen realizon supergol nga goditja e dënimit! Danezi e dërgon topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Tatarushanu.
90′ Akordohen 10 minuta shtesë.
88′ Zëvendësim exdhe te Interi, largohet nga fusha Brozoviç, vendin e tij e merr Eriksen.
85′ Pioli kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Leao dhe Selemekers, vendin e tyre e marrin, Kruniç dhe Kastijeho.
75′ Momente pauze, gjyqtari Valerni zëvendësohet me gjyqtarin e katërt për shkak të një problemi muskulor.
71′ GOOOOOL INTERI 1-1/ Vendoset baraspesha, Lukaku realizon me penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Leaos ndaj Barelës.
67′ Konte kryen zëvendësimin e radhës, largohet nga fusha Perisiç, vendin e tij e merr Lautaro Martinez.
65′ Ante Rebiç është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Milani.
60′ Pioli kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha e lojë Brahim Diaz vendin e tij e merr Ante Rebiç.
59′ Milani me 10 lojtarë, Ibra ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kolarovit.
52′ Brozoviç është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.
46′ Starton pjesa e dytë, Konte largon nga fusha Darmanin, vendin e tij e merr Hakimi.
Përfundon pjesa e parë.
45′ Momente tensioni, Zllatan Ibrahimoviç përplaset me Lukakun. Gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.
31′ GOOOOOL MILANI 0-1/ Zhbllokohet derbi, Zllatan Ibrahimoviç kalon në avantazh kuqezinjtë me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Fillimisht topi u përplas në shtyllën e majtë dhe përfundoi në rrjetë.
20′ Milani kryen zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Simon Kjaer, vendin e tij e zë futbollisti i afruar në merkaton e janarit, Tomori, i cili bën debutimin me kuqezinjtë.
17′ Kjaer ndëshkohet me karton të verdhë.
1′ Starton sfida!